Deklarate për shtyp

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë te Shqipërisë

Deklarate për shtyp

Ne te Përndjekurit Politikë Antikomunistë te Shqipërisë jemi shumë te fyer e te indinjuar nga prishja e kullës se një prej figurave me te shquara atdhetare e antikomuniste te Shqipërisë Prek Cali ne Vermosh te Malësisë se Madhe nga qeveria neokomuniste e Edi Ramës.

Ne e konsiderojmë ketë akt barbar si një revansh i komunizmit të instaluar de jure në pushtet ,një rikthim ne filozofinë e politikën e luftës se klasave te paralajmëruar me rikthimin ne krye te shtetit te xhelatëve te sigurimit dhe pinjollëve te kupolës se diktaturës komuniste .

Shkatërrimi i kullës se Prek Calit dëshmon frikën qe komunistet e rinj te Edi Ramë kane nga antikomunizmi dhe antikomunistët. Prek Cali ishte drejtuesi organizatori i te pares kryengritje te armatosur antikomuniste jo vetën ne Shqipëri por ne te gjithë Evropën Lindore ne vitin 1945 kryengritje qe u shtyp nga komunistet shqiptar ne bashkëpunim me ta jugosllavë gjë qe i kushtoi jetën Calit dhe shume bashkëluftëtarëve te tij.

Prek Cali është një simbol qëndrese për ne antikomunistët por simboli i tij është tmerr e frike për komunistet baballarë e bij qofshin ata.

Akti i djeshëm i qeveris është njëherazi edhe një përgjigje e drejtpërdrejtë e sajë ndaj kundërshtimit dhe protestave qe ne antikomunistet i bëmë emërimit te ish shefit te Sigurimit te Shtetit ,Ruçi ne krye te Kuvedit dhe emërimit ne qeveri te pinjollëve te kupolës kriminale te diktaturës komuniste.

Ne i bëjmë thirrje qeverise dhe tentakulave te saja ne pushtetin vendor te ndalojë revanshin e luftës se klasave dhe provokimet me simbolet tona , ndërkohe qe i kërkojmë opozitës dhe opinionit publik te bashkohet me qëndresën tonë kundër instalimit te komunizmit . Besojmë se rasti ne fjale është shenja e qarte edhe për me skeptiket e indiferent qe thirrja jone se po rivendoset diktatura është me se e vërtetë . Ajo qe po ndodh sot me te vdekurit , me simbolet nesër do te ndodhe me te gjallët .

Kryetari

Nebil Çika