Përkujtohet 69 vjetori i kryengritjes antikomuniste te Zhapokikës

Gjatë ditës së sotme date 8 tetor 2017 , Shoqata Antikomuniste e te Përndjekurve Politike te Shqipërisë ne bashkëpunim me Institutin e Studimit te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit organizuan ne Zhapokikë te Tepelenës ne një ceremoni përkujtimore ne 69 vjetorin te kryengritjes antikomuniste te Zhapokikës ( shtator-tetor 1948 ) .Ishin te pranishëm kryetari SHAKPP , Nebil Cika drejtori i ISKPK , Agron Tufa si dhe deputetet e Kuvendit te Shqipërisë, Enkelejd Alibeaj dhe Luan Baçi familjarë te luftëtarëve te lirisë , ish te përndjekur politike antikomuniste etje .

Ne këtë ceremoni folën kreu i SHAKPP dega Tepelenë Kastriot Ajdini, sekretari i degës Memaliaj Bukurosh Ajdini , drejtori i ISKPK AgronTufa , deputeti i përndjekur politik Enkelejd Alibeaj dhe kreu i SHAKPPSH Nebil Cika . Ne fjalën e tyre ata vlerësuan ketë kryengritje kundër komuniste me rendësi te veçantë historike e politike e cila është lenë jo pa qellim jashtë teksteve te historiografisë komuniste e post komuniste . Zhapokika bashke me Kelmendin dhe Postribën janë tre lëvizjet kryesore antikomuniste qe dëshmojnë faktin se shqiptarët pa dallime krahinorë etje rezistuan ndaj komunizmit duke sakrifikuar edhe jetën e tyre.

Lëvizja e armatosur e Zhapokikës ,:shtator-tetor 1948 ishte një kryengritje si reagim antikomuniste i banoreve te zonës ndaj pakënaqësisë se qeverisjes komuniste dhe përpjekja e qarte kundër regjimit diktatorial te Enver Hoxhës . /Gazeta Minerva.