Buxheti 2018- Kryetari Çika takime me deputetet për kompensimin e të përndjekurve

Sot kryetari i SHAKPP Nebil Çika zhvilloi takime me deputetet e opozitës qe vijnë nga shtresa e te përndjekurve politike te komunizmit , anëtarë të Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat Jorida Tabaku ,Nada Meçorrapaj dhe Fatbardha Kadiu . Tema e bisedimeve ishte dëmshpërblimi i te përndjekurve politike në diskutimin e projekt buxhetit te qeverise PER VITIN 2018 qe po zhvillohet këto dite ne Kuvend . Ne projektin e qeverise janë planifikuar 19 milionë USD për dëmshpërblimin e te përndjekurve një shume qe nga ana e Shqotës konsiderohet si e pamjaftueshme dhe jo korrekte ne zbatim te ligjit. Sipas një raporti te KLSH me ritmin me te cilin qeveria po kryen dëmshpërblimin do te duhen edhe 16 vite qe ky proces te përfundoje ndërkohe qe sipas përllogaritjeve te Shoqatës ky proces do te shkojë më shumë se 20 vjet.
Ne mandatin ne shkuar kjo qeveri ka dhënë dëmshpërblime vetëm për te burgosurit politike te gjalle rreth 1200 persona duke përjashtuar ne mënyre diskriminuese te tjerët ( trashëgimtarët ) e rreth 20 mije te burgosurve te vdekur dhe te pushkatuarve nga reagimi komunist.
Me deputetet e opozitës ramë dakord qe ata të kërkojnë rritjen e shumes se planifikuar ne buxhet për dëmshpërblimin dhe përgatitjen e një amendamenti për ndryshimin e këtij zëri ne Ligjin për Buxhetin 2018 qe synon rritjen e fondit për dëmshpërblimin .