Të përndjekurit politikë ,shtresa që shteti nuk ia shlyen dot kurrë borxhin

Nga Nebil Çika
Kryetari i SHAKPP Nebil Cika ishte sot i pranishëm ne Kuvendin e Shqipërisë ne Komisionin për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë qe zhvilloi një seancë dëgjimore me grupet e interesit për projektligjin “Për buxhetin e vitit 2018”.
Fjala e plote
Shuma 20 tha se shuma 20 milionë USD qe qeveria ka planifikuar ne projekt- buxhet është i pa mjaftueshëm dhe diskriminues për te përndjekurit politike .Ne këto kushte SHAKPP e konsideron te turpshëm ketë trajtim dhe kërkon nga kuvendi ti kërkoje qeverise rritjen e shumësa . Te përndjekurit politike , janë pjesa e shoqërisë të cilëve shteti shqiptar ëve shteti shqiptar ka detyrimin ligjor tu ktheje vetëm një përqindje te vogël te asaj qe ju ka marre një mënyrë te dhunshme por edhe ku detyrim nuk plotësohet , përkundrazi injorohet ne , mënyre te turpshme . Kur falas për kthimin e një pjese te asaj qe na ka mare dhune çnjerëzore shteti shqiptar nuk kam parasysh vuajtjet e sakrificat , vrasjet , burgimet, internimet torturat etje , por vetëm punën e pa paguar skllavëruese te te burgosurve politike ne dertimin e veprave qe sot janë baza e buxhetit te shtetit shqiptar. Aeroportet , minierat , uzina e fabrika mijëra apartamente , mijëra hektarë toke te përfituara nga tharjet e kënetave etje te gjitha te realizuar nga puna e pa paguar e te burgosurve politike. Shumica e këtyre pronave te shtetit shqiptar so9t janë te dhëna me koncesione dhe te ardhurat prej tyre përbejnë edhe burimin kryesor financiar te buxhetit te shtetit . Vetëm nga koncesioni i Rinasit , aeroport i ndërtuar ke punën prej skllevërish te te burgosurve politike shtet shqiptar përfiton disa here me shume se sa buxheti i planifikuar i për dëmshpërblimin për te përndjekurit ne vitin 2018, pa llogaritur këtu milionat USD e siguruara nga minierat e Batërs ,Spaçit , Bulqizës , Qafe Barit etje te hapura nga te burgosurit . Cika tha se jo vetëm buxheti por edhe thesari i shtetit është siguruar nga grabitja e te përndjekurve politike . Vetëm ari i sekuestruar nga kjo shtrese ne filmimet e diktaturës komuniste është sipas dokumenteve zyrtarë me shume se 200 tonë. Ne raport me këto shifra qe shteti shqiptar i ka grabiturat te përndjekurave , sikur i gjithë dëmshpërblemi i planifikuar te jepej me një here do te ishte një përqindje e pa përfillshme nga ajo qe ju është mare shpesh here bashke me jetën , vuajtjet e torturat e shkaktuar nuk llogariten fare këtu. Qeveria shqiptare ne këto 5 vjet ne vend qe ta raste shumen e dëmshpërblimin siç premtoi ne 3013 kur erdhi ne pushtet e ka ulur atë ne rreth 30% me pak. Ka një hile te madhe publike e propagandistike te qeverise me dëmshpërblimin . Ajo aplikuar dhënien e kësteve te dëmshpërblimit vetëm për ata qe janë te gjalle qe aktualisht, janë rreth1000 persona dhe propagandon se ka dhëne këstin e tete për te përndjekurit , një mashtrim medaitaik qe ata qe nuk e kane informacion e duhur bien viktime e propagandës dhe mendojnë qe kjo shume ka shkuar për te gjithë te përndjekurit qe përfitojnë statusin ligjor . Ndërkohë ligjor . Ndërkohë qe janë me shumë se 20 mije ish te burgosura e te pushkatuar qe ose nuk kane mare asnjë këst, ndërkohe qe mijëra te tjerë qe nuk kane plotësuar ende dokumentacionin e nevojshëm te përfituar dëmshpërblimin. Sipas, një raporti te fundit te KLSH ,me këtë ritëm te qeverise do te duhen te paktën 16 vjet qe te përfundojë procesin e dëmshpërblimit , sipas llogarive tona duhen me shume se 20 vjet. Qeveria pretendon se i ka mbaruar me 8 këstet e dhëna dëmshpërblimin e te burgosurve te gjalle por kjo nuk është e vërtete pasi ka ende qe nuk e kane marre këstin e 8 por edhe pse e kane mare kane kryer aq shume vite burg sa qe te këste nuk mjaftojnë për dëmshpërblimin .
Ne kërkojmë qe qeveri ti jap fund praktikes se dëmshpërblimit vetëm te te gjallëve por ta shtrije atë horizontalisht tek te gjithë përfituesit edhe trashëgimtarët duke filluar nga ata qe nuk kane mare asnjë këst e me radhe. Por kjo është e pa munduar me shumën e parashikuar ne projekt / buxhet . Prandaj ne kërkojmë qe Kuvend , ju te nderuar deputete te kërkoni nga qeveria qe ky trajtim i turpshëm prej saje i te përndjekurve politike te ndryshoje duke filluar se pari nga rritja e shumës se planifikuar për dëmshpërblimin e tyre. Ju jeni përftuesit e shtetit shqiptar dhe si te tille keni detyrimin te mundësoni shlyerjen e një demi qe ku shtet me dhune u ka shkaktuar 35 % te shqiptarëve pavarësisht ne çfarë kohe e ne çfarë rrethana politike ka ndodhur kjo përfshi edhe diktaturën komuniste.