Dekorohet ish kryeministri Iliaz Bej Vrioni , sheshi ne qendër te Beratit nderohet me emrin e tij

Sot kreu i Shoqatës antikomuniste te te Përndjekurve Politike te Shqipërisë Nebil Çika mori pjese ne ceremoninë e dekorimit te ish kryeministrit Iliaz Bej Vrioni

Ish kryeministri,atdhetari dhe personaliteti i shquar i kombit shqiptarë Iliaz Bej Vrioni është dekoruar sot nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë SH.T.Z.Ilir Meta me dekoratën e larte Gjergj Kastriot Skënderbeu,( pas vdekjes) ne një ceremoni te organizuar sot nga Bashkia Berat ne Teatrin e qytetit .Njëkohësisht bashkia berat emërtoi “Iliz Vrioni” sheshin ne qendër te qytetit. Pllaka me emrin e patriotit te shquar u zbulua nga Presidenti Ilir Mreta dhe kryetari i Bashkisë Berat z. Petrit Sinaj dhe familjar te Iliaz Bej Vrionit .
Iliaz Bej Vrioni, ish një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar së bashku me Sami Bej Vrionin. Shërbeu tri here si Kryeministër i Shqipërisë dhe disa herë si Ministër i Jashtëm dhe si Ministër i Plotfuqishëm i Shtetit Shqiptar në Paris, Francë. Shërbeu gjithashtu për një kohë shumë të gjatë si Deputet i Parlamentit të Shqipërisë. Iliaz Beu ishte gjithashtu kryetari i delegacionit të Beratit në punimet e Kongresit të Lushnjës.

Ai njihet për kontributin e tij të pasur në marrëdhënie ndërkombëtare, është dekoruar nga Republika Franceze në vitet 1920 me urdhrin e lartë Grand Officier de la Légion d’Honneur.

Në vitin 1946, regjimi diktatorial do të zhvarroste eshtrat e ish-Kryeministrit Iliaz Bej Vrioni për t’i hedhur ato në lumin Osum të Beratit. Eshtrat e Iliaz Bej Vrionit vazhdojnë të mbeten të humbura duke e lënë ende këtë personalitet të vyer të kombit shqiptar pa varr.