Gëzuar Krishtlindjen! Një qiri dhe një lutje për martirët tanë !

Nga Nebil Çika *

Gëzuar Krishtlindjen !

Urimi im shkon për te gjithë shqiptaret e besimit të krishtere , veçanërisht ata te përndjekur politike te komunizmit . Le te jete kjo dite e bekuar një dite gëzimi, lumturi e begatie por edhe reflektimi për te gjithë .

Sot ne ketë dite te shenjte te lindjes se Krishit le te ndezim nga një qiri e te lutemi bashke për martiret tanë te lirisë se besimit , kombit e shoqërisë shqiptare ose siç thoshin vete ata par togave te pushkatimit :Për fe e për atdhe.

Le te lutemi sot për shenjtorët ta tanë klerikë e besimtare ashti si Jezusi sakrifikuan jetën e tyre për besimin ne zot dhe dinjitetin kombëtar e shoqëror duke sfiduar hapur djallin ant-Zot komizmin , diktaturën dhe diktatorin. Te kujtojmë vuajtjet e tyre, jetët e marra me dhune , burgjet , internimet persekutimin gjysme shekullor .

Le te lutemi për Ata qe me jetën dhe vuajtjet e tyre u bene për ne shembuj te qëndresës, te besimit ,te lirisë e dinjitetit njerëzor . Për Ata qe u dogjën si qirinjte qe ndezim ne sot për te bere drite ne shpirtrat dhe mendjet tona ne errësirën me te madhe qe ka kaluar ndonjë here populli e kombi jone dhe një pjese e madhe e njerizimit.

Duke u lutur për Ata ne kujtojmë e nderojmë vlerat tona me te mira , lutemi edhe për veten tone për familjet tona te cilat kane te gjithë te drejtën e te krenohen me atë qe ata bene për ne shkuarën por edhe te frymëzohen nga sakrifica e tyre për te ardhmen .

Ne shqiptarëve Zoti na dha provën me te madhe, diktaturën komuniste te cilën disa prej nesh e kaluan jo pa sakrifica me sukses te plote duke na dhëne ne te tjerëve mundësinë te krenohemi me ta.
Nderimi , kujtimi e lutja qe ne bëjmë sot për ta është shume pak krahasuar me ata qe benë ata për ne .

Jam i sigurte qe nga Parajsa Ata kujdesen për ne. Gëzohen te mirat tona e trishtohen për te këqijat na mbrojnë e na udhëheqin ne mënyrën e tyre . Ata janë pranë nesh jo vetëm ke kujtimin e tyre. Besoj se te gjithë ne një mënyre apo tjetër e ndjejmë parinë e tyre. Un e ndjej ! Ata janë martiret tanë, Shenjtoret tanë , udhërrëfyesit e mbrojtësit tanë me te mire .

Prandaj le ti lutemi Zotit sot ne ketë dite te Shenjte te lindjes se Birit te Tij ,me fuqinë e shpirtit tonë pre shpirtrat e martireve dhe lumturinë e te gjallëve tanë.

Zoti ju bekoftë !

*Kryetar i Shoqatës Antikomuniste te te Përndjekurve Politike te Shqipërisë