Intervista e Zotit Nebil Çika ne Gazeta Shqiptare 17 janar 2018

Trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë rrezikojnë të humbasin të drejtën e dëmshpërblimit. Janë në total rreth 300 mijë përfitues, që prej 27 vjetësh presin të marrin paratë, por ndryshimet në ligj që do diskuton nga qeveria mund të çojnë drejt përjashtimit të tyre nga përfitimi.
Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë, Nebil Çika, bën të ditur se ish- të përndjekurit nuk kanë një njoftim në lidhje me ndryshimet ligjore që po përgatit qeveria, të cilat u bënë të ditura dy ditë më parë nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili njoftoi edhe bllokimin e fondit për pagesat e trashëgimtarëve. Sipas Çikës, shoqatës i është përcjellë për oponencë një projektligj nga Ministria e Drejtësisë, por në atë projekt pretendohen ndryshime në ligj në favor të të përndjekurve dhe jo kundër tyre si ky që po deklaron tani ministri i Financave. Ministri i Financave deklaroi dje se është bllokuar fondi për pagesat e trashëgimtarëve të ish-të përndjekurve politikë.
A jeni junë dijeni të këtij fati? Si ekomentoni këtë vendim?
Nuk kemi pasur asnjë njoftim zyrtar apo publik. U informuam nga deklarata e djeshme e ministrit të Financave dhe sigurisht u befasuam nga një vendim i tillë. Në buxhetin e ri qeveria ka planifikuar e miratuar rreth 19 milionë USD për të përndjekurit politikë, shifër që ne e kemi kontestuar si të pamjaftueshme. Në debatin për këtë çështje në komisionin parlamentar kam kërkuar që shuma të rritet dhe të përfshihen në kompensim edhe trashëgimtarët, pasi deri tani që nga viti 2013 askush prej tyre nuk është dëmshpërblyer nga kjo qeveri.
Premtuan që do shikoheshin me përparësi kërkesat tona, por bënë të kundërtën dhe nuk e kanë për herë të parë një gjë të tillë. Më vjen keq, por me këtë vendim qeveria “Rama” vërtetoi dyshimet tona të bëra publike. Qëndrimi i tyre ndaj shtresës së të përndjekurve politikë tregon se ata kanë të njëjtin qëndrim me baballarët e tyre aktorë të krimeve të komunizmit. Përtej shpresës sonë për një meaculpa të partisë përgjegjëse për krime kundër njerizimit dhe gjenocid ndaj të përndjekurve politikë si dhe premtimeve elektorale të Edi Ramës, bijtë po dëshmojnë se janë aq armiqësorë sa edhe etërit e tyre politikë, juridikë e gjenetikë. Ky vendim është pa dyshim një kthim mbrapa në errësirën e diktuarës nga ana e qeverisë dhe një kambanë alarmi jo vetëm për të përndjekurit politikë, por për të gjithë shqiptarët. Qeveria po shqyrton mundësinë për ndryshimin e ligjit të ish-të përndjekurve dhe ndryshimi i pritshëm, të cilin e bëri të ditur Ministri Ahmetaj, është reduktimi i përfituesve të kompensimit.
Si e komentoni ju këtë nismë të qeverisë?
Me sa duket po. Në fakt, ne na është përcjellë për oponencë një projektligj nga Ministria e Drejtësisë, por në atë projekt pretendohen ndryshime në ligj në favor të të përndjekurve dhe jo kundër tyre, si ky që po deklaron tani ministri i Financave.
Deri tani që nga viti 2013, qeveria ka përdorur një hile duke dëmshpërblyer vetëm të burgosurit e gjallë, që janë rreth 1000 persona, ndërkohë që trashëgimtarët janë shumë më shumë. Deri në vitin 2013 në Ministrinë e Drejtësisë ishin klasifikuar si status të përndjekuri politike më shumë se 25 mijë dosje të burgosurish apo të pushkatuarish politikë nga komunizmi, trashëgimtarët e cilëve, fëmijë, nipër e mbesa shkojnë në rreth 300 mijë persona. Me pak fjalë, qeveria po synon që gjithë kësaj mase të përndjekur politike t’i mohojë një të drejtë të garantuar deri tani me ligj. Kjo logjikë e politike në këtë pothuaj demokraci është po aq kriminale sa vrasjet, burgosjet
e internimet e format e tjera të persekutimit në diktaturë. Ky vendim kriminal dhe imoral i qeverisë “Rama” është një rikthim i pastër i luftës së klasave në bazë të urrejtjes, që komunistët e trashëgojnë nga brezi në brez. Me vjen keq për ata pak bashkëvajtjes që besuan te Rama dhe premtimet e tij. Tani besoj se të gjithë e kanë kuptuar që “çfarë lind nga macja, gjuan minj”.
Pak ditë me parë ministrja e Drejtësisë tha se çdo ankesë dhe kërkesë e ishtë përndjekurve do të shihet me përparësi. A keni dijeni sa është numri i dosjeve që presin shqyrtim nga Ministria e Drejtësisë?
Përparësia e leshit! Po këta janë mashtrues të pacipë. Këtej ministrja premton përparësi për dosjet e pa klasifikuara, ndërkohë që kolegu i saj thotë publikisht që do t’i ndërpresin fare kompensimet. Kam të gjithë të drejtën të besoj se ministrja e dinte çfarë do të ndodhte dhe me paturpësinë më të madhe mashtroi publikisht viktimat e krimeve të të parëve të saj. Nuk ka ndonjë numër të përcaktuar, pasi sipas informacioneve, përpunimi vazhdon. Ka mbaruar vetëm afati i pranimit të kërkesave. Pra, tani me sa duket duan t’i fshinë edhe ata që kanë përfituar statusin.
Si ka shkuar deri tani procesi i pagesave për kategorinë parësore?
Cila është kategoria parësore?! Vuajtja e dhimbja nuk ka përparësi, nëse me këtë nënkuptoni të dënuarit direkt, po ju them se një fëmijë i internuar në kampet e shfarosjes së internimeve në Tepelenë apo Krujë ka vuajtur shumë më shumë se një i rritur i burgosur. Kush është ai bir k… që përcakton me VKM përparësinë e dhimbjeve, vuajtjeve dhe sakrificave. Këtu flitet për ligj dhe barazia para ligjit është e
garantuar nga Kushtetuta.
A janë të mjaftueshme fondet që vë në dispozicion qeveria për pagesat e dëmshpërblimit?
Jo, sigurisht, e thashë edhe më lartë që e kemi kundërshtuar. Vetëm 19 milionë USD është qesharake, për më tepër që e kanë ngrirë edhe këtë fond. Sikur qeveria të jepte atë që ajo përfiton sot nga punët e papaguara të të burgosurve politikë, kompensimi duhet të kishte përfunduar me kohë. Aeroporti i Rinasit, Kuçovës, Gjadrit etj. janë ndërtuar me punë skllavëruese të të përndjekurve politikë. Minierat kryesore të vendit, kënetat, Maliqi, Tërbufi, Bedeni, Torrovica etj. janë tharë e bërë fusha nga puna e
papaguar e detyrueshme në kushte skllavërie të të burgosurve politike, pa llogaritur këtu uzinën e përpunimit të Naftës në Ballsh etj., pallate në të gjithë vendin të ndërtuar nga të burgosurit politikë. Sikur vetëm ajo që shteti merr çdo vit nga koncesioni i Aeroportit të Rinasit të përdoret për kompensimin e të përndjekurve politikë do të ishte drejt përfundimit. Sipas një raporti të KLSH-së të vitit 2016, me ritmin që qeveria po dëmshpërblen të përndjekurit do të duhen të paktën 16 vjet për ta përmbyllur këtë proces.
Çfarë masash do të marrë shoqata për të penguar vendimin e qeverisë për zvogëlon e numrit të përfituesve? A keni ju një shifër sa mund të jeni numri i trashëgimtareve që mund të humbin të drejtën e dëmshpërblimit?
Nuk bëhet fjalë për zvogëlim, por për mohim, shkelje të një ligji, të një të drejte të mohuar, të shkelur si në kohën e diktaturës. Ka një shkelje flagrante të barazisë para ligjit, një shkelje të të drejtave themelore të njeriut edhe në këtë lloj kompensimi që bëhet deri tani. Nëse sot një i dënuar shpallët ia pafajshëm, ai kompensohet menjëherë me të gjithë shumën nga shteti. Shuma që ia dëmshpërblehet është dyfish më e madhe se e një të burgosuri apo të pushkatuari politik, i shpallur gjithashtu i pafajshëm. Ndryshimi është i dukshëm, ata që janë dënuar në diktaturë në kushte të rënda të torturës dhe dhunës së paparë diskriminohen si në shumën që dëmshpërblehen, edhe në
kohën që u jepet, me këste, madje tani duan tua heqin fare. Ndërkohë, ata që janë dënuar pa faj në demokraci, kushte komode hetimi e izolimi shpërblehen dy herë më
shumë për ditë burgu dhe i marrin në dorë të gjitha partë, pa këste. Shembulli me kriminal është dëmshpërblimi i drejtuesve të lartë të diktaturës dhe Sigurimit të Shtetit
të dënuar në vitin 2005 për gjenocid. Kur kjo parti e Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt edhe në pushtet në 2008-ën i shpalli ata të pafajshëm dhe u dha në dorë partë e dëmshpërblimit dy herë më shumë se sa viktimat e tyre të pushkatuar e të dënuar politikë. Ky është standardi i luftës së klasave, që kjo qeveri komuniste ka përdorur e po përdor ndaj të përndjekurve politikë të komunizmit. Ky është edhe standardi i vërtetë i pothuaj demokracisë dhe shtetit pothuaj ligjor shqiptar. Sigurisht që do reagojmë me të gjithë forcën tonë, me të gjitha mjetet e mënyrat në dispozicion. Por tani në emër të të përndjekurve politikë po i them Edi Ramës që të mos luajë me zjarrin e të vazhdojë rrugën e babit të vet me kundërshtarët politikë të komunizmit. Nuk kam pretenduar nga ia t’i vijë keq për pasardhësit e Havzi Nelës apo të tjera viktima të të atit, por ky kthim në luftën e klasave nuk mund të tolerohet për asnjë arsye. Është një lumë gjaku midis nesh. Kam thënë edhe herë të tjera që Shqipëria është në luftë të ftohtë
civile, por me këto veprime qeveria po provokon ta bëjë atë të ngrohtë.