Nuk harrojmë ! Përkujtojmë martirtë e masakrës së Bombës në Ambasadën Sovjetike

Ne date 27 shkurt 2018, Shoqata Antikomuniste e te Përndjekurve Politike te Shqipërisë përkujton përvjetorit te Masakrës se Bombës ne Ambasadën Sovjetike

Programi :

Ora 10.00 : Drejtuesit e shoqatës dhe familjaret e martireve do të regjistrojnë ne Prokurorinë e Krimeve te Renda ne Tirane kalimin penal për gjenocid dhe krime kundër njerizim për ketë masakër .
Ora 11.00: ne organizon homazhe ne varrezën e përbashkët të martireve në Varrezat e Dëshmoreve ne Tirane.

Njoftohen gjithë familjaret e martireve, të përndjekurit politike dhe qytetarë te tjerë qe duan te bashkohen me ne ketë ceremoni përkujtimore .
Nisja për ne varreza behet nga selia e Shoqatës ne Bulevardin Dëshmoret e Kombit , Kryesia e Kuvendit te Shqipërisë Tirane .