Konflikti i interesit , pengesa kryesore e publikimit te krimeve te komunizmit

Nga Nebil Çika *
Një nga problemet më të mëdha të periudhës post komuniste në Shqipëri ka qene dhe mbetet informacioni mbi krimet e komunizmit . Me gjithë përpjekjet e shqotës dhe ato individuale te ish te përndjekurve politike nuk ka një periodik apo medie ekskluzivë për ketë çështje .
Ne vitin 1992 shoqata e te përndjekurve filloi botimin e gazetës “Liria” e cila ishte i një medie qe ne shumicën e saje trajtonte krimeve te komunizmit dhe problemet te përndjekurve politike por ajo u mbyll ne vitin 1997 për shkak të mungesës se financimit .
Qe nga kjo periudhe informacioni mbi krimet e komunizmit ngeli ne vartësi te politikave botuese te mediave dhe fatkeqësisht behet shume pak për zbardhjen e këtyre krimeve .
Mendoj se kjo indiference mbi krimet e komunizmit është e planifikuar dhe me qëllime tërësisht politike. Fakti qe Shqipëria është i vetmi vend qe nuk ka një ligj për dekomunstizimin qe do te mundësonte edhe zbardhjen e krimeve .
Problemi me i madh i zbardhjes publike se krimeve te komunizmit është konflikti i interesit qe politika , administrata shtetërorë edhe media vete kanë me këto krime ne aspektin ,politik , juridik e gjenetik. Fakti qe autore te këtyre krimeve apo pinjollë gjenetik te tyre, janë politikane te rëndësishëm te vendit drejtues te shtetit e qeverise është edhe arsyeja kryesore e këtij fenomeni .
E njëjta gjë vlen edhe për mediat,
Kush gazetar do te guxonte te shkruante apo te bënte një emision dhe cili botues apo pronar mediash do te lejonte botimin apo transmetimin e vrasjes se poetit antikomunist Havzi Nela ne kushtet kur i biri i një prej autoreve te krimit është kryeministër i vendit .
Kush do te guxonte te bënte te njëjtën gjë për vrasjet ne kufi ne vitert 1990-1991 kur ministri i fundit i brendshëm komunist është kryetar i Kuvendit te Shqipërisë. E njëjta situate është pothuaj ne te gjithë piramidën e shtetit, Në politike ,administratë shtetërore drejtësi etje ka me qindra autore te krimeve te komunizmit e pinjollë te tyre te cilët janë ne konflikt interesi me zbardhjen e krimeve te komunizmit dhe janë te gateshim te përdorin pushtetin e tyre për ti ndaluar këto.
Rasti me flagrant është Shijak TV media qe i ka kushtuar me shume se kushdo vëmendje krimeve te komunizmit. Prej 7 vitesh tek ky TV transmetohet një emision “Rrno per me tregue “ dedikuar tërësisht krimeve te komunizmit ne Sheperi. Çfarë nuk u be nga shteti për ta ndaluar ketë emision .Ne vitin 2012 AMA i vendosi një gjobe1 milionë euro duke kërcënuar te mbyllte jo vetëm emisionin por krejt televizionin, ndërkohë qe presioni ndaj përpjekjeve për zbardhjen e krimeve te komunizmit është i gjithanshmen e i te gjitha formave .
Edhe situatat brenda mediave është e njëjte . Njerëz ne konflikt te pastër interesi ish komunist , pont orë e bashkautorë te sigurimit te shtetit janë pronare apo drejtues te rubrikave e emisioneve te rëndësishme. Si mund te flitet për krimet e komuniste ne art e kulture kur ekspertë te sigurimit te shtetit qe kane çuar ne pushkatim pete e intelektuale antikomunistë drejtojnë emisionet me te rëndësishme kulturore. Spiune te Sigurimit shtetit te njohur botërisht drejtojnë apo thirrën si analistë në emisionet kryesore politike ne vend .Këto emisione ngjanë me shume si seancat e hetuesive te Sigurimit se sa si gazetari . Edhe ato pak krime qe bëhen publike kane prapavijë politike dhe shpesh përdoren ne mënyre te pandershme si gjueti shtrigash ne luftën politike . Per te kaptuar me mire per ketë realitet po bej nje karsim me mediat ndërkombëtare . Aktivitetet tona ndiqen me shume nga Zeri i Amerikes qe ka një hapësirë mediatike te kufizuar ne gjyshen shqipe se sa mediat shqiptare ne transmetim live 24 pre.
Ne këto kushte e vetmja qe bën përpjekjet për zbardhjen e krimeve është Shoqata e te përndjekurve politike si pala direkt e interesuar për ketë çështje. Nga studimet tona ka dole një problem tjetër i madh: Numri zyrtar i krimeve te komunizmit dhe viktimave është reduktuar e fshehur nga vete diktatura dhe arkivat e trashëguara prej saje. Enciklopedia e botuar nga ISKPK dhe fondacioni gjerman Konrad Audenquer tregon se numri i krimeve dhe viktimave është shume me i madh me at qe shteti njeh zyrtarisht si te përndjekur pulitke te komunizmit. Ne një studim tjetër empirik te studiuesit Pjeter Gomarkaj ,botuar gjithashtu nga ISKPK për krimet komuniste ne Mirditë numri i te pushkatuarve nga komunistet është me shume se 400 persona dy here me shume se sa numri zyrtar rreth 200 . Këto informacione dhe te dhëna te tjera kane bere qe ne te kontestojmë numrin zyrat te krimeve te komunizmit dhe viktimave te tij dhe aktualisht po përgatitemi për organizimin e një censusi për krimet e komunizmit dhe viktimave te tij . Parimisht kemi marre edhe mbështetjen e drejtuesve te Konrad Audeur ne Shqipëri te cilin dhe ,ne se do t’ia dalim, besoj se do te kemi një data baze te sakte te tyre . Ndërkohë qe bashke me PD-ne dhe Konrad Audenauer jemi ne përfundim te një projekt ligji për dekumunstizimin e vendit i cili ne se miratohet nga kuvendi do te zhbllokojë politikisht zbardhjen e krimeve komuniste
Si përfundim dua te theksoj serish zbardhja e krimeve nuk mund te behet pa vullnetin politik te shëtit shqiptar dhe pa angazhimin serioz te politikes dhe mediave deri tani ne konflikt te haur interesi me ketë çështje.
* Kryetar i Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë te Shqipërisë. Fjala ne konferencën përkujtimore për 20 shkurtin 1991“Ju flet Radio…” organizuar ne ne 20 shkurt 2018 Tirane