Shuhet heroi antikomunist Naim Pashai

Me hidhërim te thelle mësuam ndarjen nga jeta te një prej heronjve te burgjeve komuniste antikomunistit te spikatur NAIM PASHAI ne burgjet . Naim Pashai është një nga heronjtë e Revoltës Antikomuniste te Spaçit pjesëmarrës aktiv ne ketë përpjekje epike te te burgosurve politike antikomuniste kundër regjimit kriminal te Enver Hoxhës qe edhe pse u mbyt me gjak tronditi rendë themelet e Diktaturës Spaç ngriti flamurin e Lirisë.
Naim Pashai lindi ne Tepelenë ne 28-02-1947 , ai vuajti 21. Vjet 4 muaj e katër dite ne burgjet komuniste pers hak te bindjeve dhe aktivitetit te tij politik duke qëndruar i palëkundur deri ne fund te jetës se tij .
Sot familja humbi njërin e saje te dashur , bashkëvuajtësit e tij vëllain dhe mikun e shtrenjte , ne një nga simbolet tona te qëndresës antikomunistë , lirisë e demokracisë .

Shoqata Antikomunste e te Përndjekurve Politike te Shqipërisë , ngushëllon familjen dhe miqtë e tij dhe ju gjendet pranë ne këtë dite te vështirë. .
Ne këto momente pikëllimi ndjehemi shume krenar qe Naim Pashi ishte njeri nga ne .
Nderim përjetë jetës dhe veprimtarisë se tij

Qofte i Parajsës ! .