Njoftim
Ditën e shtune datë 14 . 04.2018 do te zhvillohen takime te përndjekurit politikë antikomuniste te degëve Konispol e Sarandë .
Takimi me antikomunistet e Konispolit do të zhvillohet në ora 11.00 ne fshatin Mursi te Bashkisë Koniospol
Takimi me antikomunistet e Sarandës do te zhvillohet ne ora 19.00 ne qytetin e Sarandës.
Ne këto takime do te marrin pjese Kryetari i Shoqatës Antikomunist e te Përndjekurve politike te Shqipërisë z. Nebil Çika, nënkryetari z. Artan Murrizi, nënkryetari i Këshillit Kombëtar z.Qani Sadiku,deputetet e përndjekur politikë z. Enkelejd Alibeaj, znj.Nada Meçorrapaj znj. Orjola Pampuri, drejtuesi i Departamentit te ish te Përndjekurve Politike ne PD z. Edison Çelo Kryetari i Degës se PD Sarande, i përndjekur politik antikomunist z. Hariz Mema dhe drejtues e aktivistë tjerë antikomunistë
Ftohen te gjithë te përndjekurit politike antikomuniste te Konispolit , Markatit , Zarres , Sarandes ,Finiqit, Alikos Livadhjase , Dhiverit , Mesopotamit etje, te marrin pjese ne ketë takim dhe komunikim te hapur e te drejtpërdrejtë me përfaqësuesit tanë gjenetike , politikë e elektoralë.
Ju mirëpresim !