Nuk harrojmë !!! 21 maj , 45 vjetori i Revoltës së Spaçit

Ditën e hëne ne 21 maj 2018 ora 10.00 ne ish burgun e Spaçit, organizojmë përkujtimin e 45 vjetorit te Revoltës se Spaçit .

“Revolta e Spacit “ u zhvillua nga 21-23 maj te vitit 1997 nga të burgosurit politike ne burgun famëkeq te Spaçit ne Mirditë.

Revolta nisi si reagim ndaj refuzimit te qeverise komuniste te Enver Hoxhës për te mare pjese ne KSBE( Konferencën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Evropian) OSBE-ja e sotme . Refuzimi nga Shqipëria, i vetmi vend komunist Evropian i pjesëmarrjes ne KEBE u pa nga te burgosurit politike si humbja e shpresës se vetme qe vendi mund te orientohej drejt lirisë dhe demokracisë dhe shpërthyen revoltën. Ata morën ne kontroll burgun ,ngritën flamurin kombëtar pa yllin e kuq te komunizmit dhe shpallen kërkesat e tyre politike .

Revolta u shtyp me gjak nga mijëra forca ushtarake te dërguara atje nga qeveria komuniste . 4 aktiviste te saje u pushkatuan dhjetëra te tjerë u ridënuan me burgime te gjata e te renda . Burgu u shpall “i dënuar” dhe për vite te u mbajt ne një terror kriminal policor .

Kjo ngjarje e madhe megjithëse u shtyp me gjak tronditi themelet e diktaturës dhe përben një nga aktet me te spikatura te qëndresës antikomuniste te popullit tone .

Sot ne jemi krenar për ketë akt heroizmi,trimërie e sakrifice të vëllezërve dhe paraardhësve tanë martire te lirisë .

Ftojmë te gjithë te mbijetuarit e burgut te Spaçit, te përndjekurit politike an komunistë dhe pasardhësit e tyre te bashkohen me ne , në përkujtimin e kësaj dite te shënuar te qëndresës sonë antikomuniste.

Nder e respekt përjetë martireve dhe pjesëtarëve te Revoltës se Spaçit !!