Nuk harrojmë ! Sot dita ndërkombëtare e te zhdukurve !

Varreza masive pas ish burgut te Kalasë Gjirokaster

30 shatator dita ndërkombëtare e personave të zhdukur ! Në Shqipërinë komuniste zhdukja e kundërshtarëve politike ishte një nga format me te egra te persekutimit . Rreth 4000 persona te pushkatuar , varë ne kufi , vdekur ne tortura , vdekur ne burgje rezultojnë te zhdukur pa një varr .
Për here te pare një nga kushtet e BE-se për anëtarësimin e Shqipërisë ne raportin fundit te KE-se është edhe gjetja e personave te zhdukur gjate diktaturës komuniste.
Me keqardhje dhe revolte vëmë re mungesën e vullnetit te shtetit shqiptar për te gjetur eshtrat e te zhdukurve gjate diktaturës komuniste.
Me qellim qe te detyrojmë autoret e krimeve komunistë dhe dëshmitaret e tyre ,kemi kërkuar ndryshimin ne kodin penal ku te parashikohet dënimi i tyre për mos kallëzim krimi me rast se nuk dëshmojnë ku janë eshtrat e te zhdukurve antikomunistë
Me përpjekjet tona kemi arritur te identifikojmë një varreze masive ne Gjirokastër ku varroseshin te burgosurit politike te vdekur nga torturat dhe kushtet çnjerëzore te jetesës ne Burgun e Kalasë Gjirokastër ( 7 penxheret ) .
Sot i bëjmë thirrje shtetit shqiptar dhe politikes te kryejnë detyrën e tyre duke u kthyer familjareve eshtrat e te afërmeve te tyre te zhdukur nga komunistët . Mediave .shoqërisë civile , përfaqësive diplomatike etje t ngrëne zërin e te risin presionin ne mbrojtje te kësaj te drejte elementare e njeriut.
Familjaret e te zhdukurve kane te drejtën te kenë një varr ku te luten e te nderojnë njerëzit e tyre. Ky është minimumi qe ky shtet , kjo shoqëri ka detyrimin tu siguroje .
Le te lutemi sot për mijëra shqiptarë te zhdukur nga diktatura komuniste