S.O.S

Të nderuar miq e bashkëvuajtës !

Siç mund të jeni të informuar Shoqata Antikomuniste e te Përndjekurve Politikë të Shqipërisë ne përmbushje të misionin të sajë është angazhuar ne një sër aktivitetesh e iniciativa ligjore ne mbrojtje te të drejtave te te përndjekurve politike te komunizmit , evidentimin e krimeve komuniste , përkujtimin e ngjarjeve , vendeve te vuajtjeve dhe veçanërisht nderimin e martirëve tanë antikomuniste . Gjate këtij viti ne realizuar një sër projektesh e objektivash te rëndësishme siç është shapoja muze e burgut te Spaçit dhe Kampit te internimit te Tepelenës . Ndërtimin e kompasit memorial te 32 martireve te pushtuar ne Tepelene memoriali t te të përndjekurve ne Përmet etje . Kemi përkujtuar ngjarje te rëndësishme , si Kryengritjen e Postribës Shkodër . Kryengritjen e Zhapokikës , Revoltën e Sapçit, Maskrën e Qafës se Valmirit Mirditë, Masakrën e Gerhotit Gjirokastër , Masakrën e Matjanit ne Lushnjë , Masakrën e Bombës ne Ambasadën Sovjetike tirane Poetet e Librazdit ,Librazhd , Havzi Nelen ,Kukës etje . Kemi organizuar përkujtimore ne vendet e vuajtjes burgje e kampe internimi , Spaç . Qaf Bar , Tepelene. Lushnjë Savër etje . Kemi ndërmarrë disa iniciativa ligjore e politike ne mbrojtje te interesave te te përndjekurve politike . Kemi organizuar takime me te përndjekurit politike nga Vermoshi në Konispol ne përpjekje për te pare nga afër gjendjen e njerëzve tanë por edhe për t u pare e dëgjuar me njeri tjetrin . Projekt -Ligji për dekomunistizimin ne bashkonim me PD dhe CDU i cili do te paraqitet se shpejti ne Kuvend me këmbënguljen tonë kemi aratuar te garantojmë me ligj pensionin si minator te te burgosurve politike qe kane punuara ne miniera . Ja kemi mbërritur që për herë të parë në progres raportin e KE për Shqipërinë të vihet si kusht për statusin e vendit kandidat edhe gjetja e personave te zhdukur nga diktuar komuniste . Ne aspektin politik kemi organizuar protesta , memorandume etje në përmbushje te misionit tonë për dënimin e krimeve te komunizmit dhe autoreve te tyre ku me rendësi veçohet protesta një vit me pare kundër zgjedhjes se Gramoz Rucit në krye të Kuvendit te Shqipërisë. Kemi punuar për një raport me te drejtë me PD-ne dhe forcat e tjera politike te mbështetura nga ne aspektin ideologjik , politik e elektoral . Sot kemi ne kuvend 12 deputet qe vijnë drejt për drejtë nga shtresa e te përndjekurve politike me te cilët për here kemi një organizim e komunikim te veçante si përfaqësuesit tanë gjenetik ne Kuvend gje qe besojmë se ka funksionuar mire deri tani . Sigurisht që kjo që kemi bërë është shume pak verbale asaj që do te na duhet te bëjmë për te ç’bërë sado pak atë gjëme 50 vjeçare mbi shtresën tone martire .
Mirëpo siç mund ta dini, përveç faktit qe e gjithë kjo është një punë vullnetare e pa paguar, keto aktivitete kane koston e tyre financiare . Deri tani kjo kosto është mbuluar nga kontribute t personale te drejtuesve te shqazes dhe pak bashkëvuajtësve tanë . Po rritja e numrit te aktiviteteve njëherazi edhe autoritetit politik te Shoqatës është rritur ndjeshëm edhe presioni i politikes ndaj nesh gje qe ndjehet me te shumti te bllokomi i mbështetjes financiare . Si e vetmja organizate politike, aktive antikomuniste ne vend situata jone ne pushtetin e komunisteve është renduar seriozisht .
Prandaj kërkojmë mbështetjen tuaj financiare e logjistike me çfarë të mundeni si e vetmja ndihme dinjitoze e fisnike qe do te na mundësonte përballjen me persekutorët tanë komuniste dhe pinjollët e tyre .
Prandaj i dashuruar vëlla , mik e bashkëvuajtës kodo dhe sido që je , kurse sot . një kafe , një pije apo edhe një drekë jashtë dhe ndihmo kauzën tonë te përbashkët ANTIKOMUNIZMIN .
Ju faleminderit !
Zoti u bekoftë !