75 VJETORI I LUFTËS SË GËRHOTIT.. NEBIL ÇIKA : KOHA KUR HISTORIA TRAJTONTE SI “TRADHTAR” DJALIN E ABDYL FRASHRIT DHE SI “HERO” KOPILIN E BIMBASHIT TURK , KA MARRË FUND

Sot mbushen plot 75 vjet kur forcat nacionaliste në Gjirokastër me në krye komandantin Hysni Lepenica, ranë në përpjekje me pushtuesit italianë. Për të nderuar veprën e tyre, është organizuar një ceremoni homazh përkujtimore, në vendin ku është zhvilluar kjo betejë në Gërhot, aty ku shtrihej garnizoni armik italian.
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë familjarë të të rënëve ne këtë ceremoni morën pjese kreu i shoqatës antikomuniste te të përndjekurve politikë te Shqipërsisë Nebil Çika dhe, kreu i PBKD Artur Roshi , deputeti i PD për Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu, deputetët e PD Luan Baci, Myslym Murrizi e Ervin Salianji, kreu i PD Gjirokastër Roland Bejko kreu i PD Tepelenë Malo Sadiku familjarë te martirëve dhe nacionalistë e antikomuniste nga i gjithë vendi

Fjalën përshëndetëse e ka mbajtur kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Nebil Cika.

Zoti Cika, ka vënë në pah, kontributin e nacionalistëve shqiptarë përgjatë Luftës së Dytë Botërore dhe konkretisht nacionalistëve të Gjirokastrës të cilët ranë dëshmorë në betejën e Gërhotit. : “Ky është një moment ku duhet te reflektojmë e te rishkruajmë historinë qe komunistet e manipulon për 50 vjet theksoi Çika . Eshte e turpshme dhe e pa parnueshme qe historiogarfia komuniste trajton si tradhtarë djalin e Abyal Frashrit dhe si hero kombëtar kopilin e bimbashit turk . Kjo po ndryshon dhe në sot me këtë përkujtim reflektojmë të vërtetën historike qe e kane shkruar me gjakun e tyre këta dëshmore te Ballit Kombëtar .
Ne i duam e i nderojmë martiret tanë nacionalistë , ndjehemi krenar për ta jo vetëm ne por edhe fëmijët e nipit e mbesat tona . Ne nuk u bëjmë revolucion etërve ata, Me punën luftën dhe sakrificën e tyre sublime ata janë e mbeten modelet tona me te mira “ –theksoi Çika

Më shtator 1943 afro 36 nacionalistë me në krye komandantin Hysni Lepenica, ranë heroikisht në luftë me pushtuesit italianë dhe bashkëpunëtorët e tyre komunistë-është shprehur zoti Çika.