PERESEKUTIMI KOMUNIST I PJESTAREVE DHE FAMILJAREVE TE KRYENGRITJES KUNDERKOMUNISTE TE ZHAPOKIKES

Te nderuar miq !

Ne radhe te pare falenderoj organizatoret e ketij sesioni shkencor perkujtimor 70 vjetori i kryengritjes kunderkomuniste te Zhapokikes per mundesine qe me dhane per te folur per persekutimin e familjeve te martireve te kryengritjes se Zhapokikes. Kryengritja e Zhapokikes 1948 nuk eshte e rastesishme dhe as e nxitur nga jashte. Ajo levizje u krijua mbasi ne zone u prishen disa ekuilibra tradicionale te cilat ishin krijuar ne shekuj. Reforma agrare,shtetezimet pa kriter, eleminimi i parise se zones dhe klerit bektashi krijuan, pakenaqesi te medha ne zone.Keto dhe faktore te tjere bene qe ajka e burrave te zones te organizoheshin ne kryengritje te armatosur. Ata u gjuajten me plumb dhe me burg. Me persekutimin 40 vjecar u gjuajten edhe te afermit dhe farefisi i tyre. Une jam bir i asaj zone dhe njohes pothuajse i te gjitha familjeve dhe historise se tyre te persekutimit. Direkt pas shpartallimit te çetes, mbi familjet e kryengritesve do te fillonte nje terror i papare. Drejtuesi i saj politik Xhemal Brahimi nuk u dorezua dhe kaloi ne arrati. Familjen e tij,nenen ,gruan dhe dy femijet e vegjel i internojne ne kampin famekeq te Tepelenes nga viti 1949 deri ne vitin 1953.Dihet tashme se cfare trajtimi kane pasur te internuarit e atij kampi ku kane vdekur me qindra femije dhe te moshuar. Mbas kampit te Tepelenes familjen e Xhemalit e internojne ne Porto Palermo ku qendruan 6 muaj ne mes te dimrit te acarte. Nga ketu i transferojne ne Valias dhe me pas ne kampin e perqendrimit ne Saver te Lushnjes.Perseri i levizin nga Savra ne Karavasta ku qendrojne deri ne vitin 1957. Ne kete vit i kthejne ne fshat ku i vendosin ne bodrumin e shtepise pasi shtepia ishte kthyer ne zyra lokaliteti. Solidariteti i bashkefshatareve nuk mungonte duke i ndihmuar te fillonin nje jete te re. Nderkohe Xhemali hynte dhe dilte duke e sfiduar regjimin. Sigurimi bie ne gjurmet e Xhemalit por pa mundur dot ta kap dhe per kete hakmerret me familjen e tij duke e internuar serish ne Saver. Xhemali e sfidoi serish sigurimin duke shkuar tek familja, madje duke arritur te sjelle ne jete edhe nje vajze. Bashkeshorten e Xhemalit,Sambreten e arrestojne duke e cuar ne burgun e Beratit per moskallezim te ardhjes se Xhemalit,burg ne te cilin lind dhe vajzen Lumturine. Vuajtjet e kesaj familje nuk kishin te sosur pasi familjen e Xhemalit e ndajne ne dy pjese duke e ndare nenen Sambreten nga dy djemte e saj. Ne vitin 1965 arrestojne djalin e madh te Xhemalit, Bejon, per tentative per arratisje duke e denuar me 15 vjet burg. Si nje nga aktivistet e revoltes se Spacit, Bejon e ridenojne duke i shtuar edhe me shume vuajtjet e kesaj familje qendrestare. Pjestar i kryengritjes ishte dhe vellai i Xhemalit ,Xhemili i cili u denua me 25 vjet burg ,ku pas daljes nga burgu vdes pas pak vitesh si pasoje e kushteve te veshtira te burgut. Mund te thuhet me plot gojen qe familja e Xhemalit ka perjetuar nje gjenocid shteteror. Persekutimi do te binte mbi te gjitha familjet por ne vecanti tek drejtuesit e kryengritjes. Bajram Kamberi si komandant i kryengritjes denohet me pushkatim dhe me sekuestrim te te gjithe pasurise. Familjen e tij dhe te vellait Safetit i internojne fillimisht ne Tepelene dhe me pas ne Kamez te rrethit Tirane .Pas kthimit ne fshat,kjo familje ka qene nga me te persekutuarat ne fshatrat e zones se komunes se Luftinjes. Djalin e Barjamit, Fetahun e denojne me 6 muaj burg pasi ishte ne cdo kohe nen provokime dhe presione. Nje nga drejtuesit e levizjes se Zhapokikes ka qene major Sulo Zaimi ish oficer i ushtrise mbreterore i cili u denua me 20 vjet burg. Femijet e tij u persekutuan sistematikisht nga regjimi ku si pasoje e kesaj trysnie nje nga djemte arratiset ne vitin 1971 ku sot e kesaj dite familja nuk ka asnje te dhene per te. Djalin tjeter te Sulos Mit’hatit e heqin nga puna ne Tepelene duke e kthyer ne fshat.Mit’hati tregon sesi kane dashur ta rekrutojne si bashkepuntor dhe kur ai refuzoi filluan presionet duke i thene qe po propagandon rrezimin e pushtetit popullor .Te gjithe pjestaret e kryengritjes si dhe familjet e tyre survejoheshin nga sigurimi i shtetit por edhe nga nje pjese banoresh te zones qe ishin spiun te atij sistemi. Ridenohen dy nga pjestaret e levizjes Sefer Yzeiri dhe Shaqo Mucodemaj te cilet ishin te betuar kunder sistemit duke i shprehur serish pakenaqesite e tyre mbas daljes se pare nga burgu.Ne denimin per here te dyte Sefer Yzeirin e nxjerrin te lidhur ne qender te fshatit Zhapokike me idene per ta demaskuar por edhe per tu futur friken te tjereve. Seferi mbajti qendrim dinjitoz ku midis te tjerave u shpreh per disa qe ishin drejtues ne fshat qe edhe ju keni qene ne listat e 48 por Xhemali e dogji listen ne menyre qe ti ruante njerezit. Keto thenie te Seferit tregojne qe levizja ishte shume me e gjere dhe permblidhte pjesen derrmuese te burrave te zones. Te gjitha fshatrat