LETËR E HAPUR : ZNJ.MARKU ! S’BËHEJ DOT SABIHA PO MOS U BËJ “TENEQEXHIE” !

Nga Nebil Çika*

Letër e hapur Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku në ditën e lindjes së Sabiha Kasimatit

E nderuar znj. Arta Marku, Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme e Republikës së Shqipërise !

Vendosa te të shkruaj publikisht sot në ketë përvjetor të lindjes se martires antikomuniste Sabiha Kasimait një prej grave me te shquara e me model në historinë e këtij kombi e populli pasi konstatoj me keqardhje te madhe dhe revoltë qe prokuroria e drejtuar prej jush po aplikon të njëjtin qëndrim me prokuroret gjykatësit dhe drejtuesit e tjerë të diktaturës komuniste duke mbuluar e penguar zbardhjen e krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit të kryer prej tyre,

Znj. Kryeprokurore !
Ne datën 26 shkurt 2018 ne emër të Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë te Shqipërisë qe une drejtoj si dhe te familjareve, kemi depozituar në Prokurorinë e Krimeve të Renda një kallëzim penal për “krime kundër njerëzimit dhe gjenocid” për autoret e “Masakrës se Bombës ne Legatën Sovjetike” 26 shkurt 1951 ku u pushkatuan pa gjyq 22 intelektuale te njohur te Tiranes midis tyre edhe shkencëtarja e intelektualja e mirënjohur Sabiha Kasimati . Ndoshta nuk ke dijeni për këtë kundër njerëzimit prandaj me qellim qe të merremi vesh perse behet fjale po përshkruaj me pak fjalë prandaj : “Më 19 shkurt 1951 ndodhi një shpërthim në Ambasadën e ish-Bashkimit Sovjetik në Tiranë. Nga sulmi nuk kishte asnjë të plagosur, por autoritetet komuniste shqiptare të asaj ne shenje hakmarrje dhe servilizmi ndaj Bashkimit Sovjetik vendosen te ndermirin një akt te pa shoq terrori duke caktuar si fajtorë një grup prej 22 intelektualësh të rinj që punonin asokohe në Tiranë, duke përfshirë edhe Sabiha Kasimatin (si e vetmja grua). Ne te çdo prove gje qe ekzekutuesit e dinin mungesa 22 intelektualet u dënuan me vdekja pa asnjë proces gjyqësor . Dënimi u ekzekutua natën e 26-27 shkurtit 1951 në afërsi të fshatit Mënik, disa kilometra në perëndim të Tiranës. Trupat u varrosën në një varr të cekët në fushën prapa.? Me vonë autoret e krimit sajuan një “gjyq” ne letra që mban datën 25 shkurt 1951 por edhe ky procesverbal ka shkelje te renda edhe te ligjeve komuniste gje qe provon qarte vrasjen e tyre pa gjyq dhe konsum,imin nga autoret e kësaj masakre te krimit kundër njerëzimit dhe gjenocidit.
Ne qershor 2018 ik kam dërguar një tjetër kërkesë zyrtare Prokurorisë se Krimeve te Renda për dijeni edhe Juve por ende nuk kemi mare asnjë njoftim .
Ne këto kushte kam dyshime të qenësishme se Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka vullnetin politik te fillojë hetimin e një krimi kundër njerëzimit dhe gjenocid të kryer ditën për diell me prova e fakte publike . Kjo situate e krijuar nga vartësit tuaj përbën një shkelje me dashje te ligjeve dhe Kushtetutës se Republikës se Shqipërisë si dhe atyre ndërkombëtare për krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidit .
Te them të drejtën personalisht por edhe si shoqatë nuk kemi pasur besim e shpresë që drejtësia shqiptare , veçanërisht prokuroria te hetoje e te dënoje seriozisht autorët e krimeve të komunizmit në Shqipëri por ne na duhej një përgjigje zyrtare nga ju për te na hapur rrugën ti drejtohemi prokurorive e gjykatave te posaçme ndërkombëtare për këto lloj krimesh . Sigurisht qe këtë qellim tonin mund ta keni mare marrë me mend edhe vartësit tuaj dhe injorimi pa asnjë përgjigje apo veprim juridik hetimor i padisë sonë synon pikërisht bllokim e animimit tone ne institucionet gjyqësore ndërkombëtare .
Znj. Kryeprokurore !
Un e di qe hapja e një hetimi dhe një procesi gjyqësor për krime kondor njerëzimit dhe gjenocid ndaj autoreve komuniste te tyre është pothuaj e pa mundur , te paktën jo nga kjo prokurori qe kemi sot në Shqipëri . Ne se do te niste ky proces shumë zyrtare e politikane të lartë te vendit apo te afërm te tyre do te përfundonin ne burgje. Njeri prej tyre është kreu i institucionit qe te zgjodhi e para te cilit ti je betuar për kryerjen e detyrës Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ,ministri i fundit i brendshëm komunist i diktatores komuniste te cilin ne e kemi akuzuar publikisht për krime kundër njerëzimit. Vetëm fakti qe te zgjodhi ai e ju betove atij mjaftoi qe ne te mos kishim asnjë besim ne hetimin e padisë sonë pas zgjedhjes suaj ne krye te akuzës shqiptare .Shqiperi eshte i vendi vend i evroes ish komuniste qe nuk ka denuar krimet e komunzmit dhe kjo sjellje e vartësve tuaj me padine tone , ju ben edhe juve përgjegjëse per këtë.

E nderuar znj. Marku !

Në mos gabohem kam dëgjuar të pretendoni se vini nga një familje e përndjekur politike e komunizmit . Ne se kjo është e vërtetë atëherë situata Juaj ne raport me këtë çështje behet e sikletshme edhe moralisht pasi ne presim një tjetër ndërgjegjësim, ndjesi veprim nga zyrtaret e drejtësisë qe ata ose familjet e tyre kane vuajtur pasojat e gjenocidit komunist . Ne kushte te tilla duhet te ishe në krah te Sabihasë dhe te tjera grave e vajzave te varre, burgosur , internuar e lënë te vdisnin nga uria ne kampet komuniste te shfarosjeve në mase . Por kjo është një zgjedhje personale . Po deshe mos ma llogarit si argument këtë pasi nuk je ti e para zyrtare e shtetit ish e përndjekur e komunizmit qe nuk ia ndjen për shtresën e saje .
Nuk kam aq fantazi te zhvilluar qe te mendoj se ti mund te ishe si Sbihaja dhe nuk kam asnjë te drejtë të ta kërkoj një gjë të tillë .

Por dua të të them një gjë te fundit: A e dini kush dhe pse e vrau Sabihanë : Atë e futi ne listën e vdekjes vete diktatori Enver Hoxha Duke qenë se Sabihaja kishte mbaruar Liceun Francez bashkë me Enver Hoxhën dhe e njihte mirë, i kërkoi një takim. Aty ajo i tha: “Kam ardhur të të them se ti po vret gjithë intelektualët. Dua të të pyes se me cilët ke ndërmend ta ndërtosh Shqipërinë, me teneqexhinjtë apo me këpucarët”? “Boll lexove iluministët francezë, të këshilloj të lexosh Marksin dhe Leninin”, ishte përgjigja e Enverit. Pas dy ditësh, Nako Spiru, të cilin Sabihaja e kishte shok, e thirri Sabihanë për një kafe dhe në bisedë e sipër i tha: “Sabiha, duhet ta qepësh gojën, jo me karficë, por me babushkë”.
“Me teneqexhinjtë,,,” e kishte fjalën për homologun tënd ne ato vite ish Prokurorin e Përgjithshëm Koçi Xoxe .
Prandaj po këmbëngul. Për hir te Zotit , në se nuk ke asnjë shans e mundësi te bëhesh si Sabiha s’ke pse behej teneqexhie e, pasardhësve të Enver Hoxhës .
Zoti te mëshiroftë !

Tirane 14,10 2018

*Kryetar i Shoqatës Antikomuniste te të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë