Dënimi i krimeve të komunizmit

Krimet e komunizmit dhe dënimi i tyre ishin sot në qendër të konferencës shkencore “Shkodra në vitet e vendosjes së diktaturës komuniste 1945-1953”, konferencë në të cilën morrën pjesë studiues të shumtë si dhe përfaqësues të shoqatave të ish të përndjekurve politikë të rregjimit komunist si dhe të institucioneve të tjera shtetërore. Ishte i pranishëm edhe ish Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.