Deklaratë

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politik të Shqipërisë

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politike të Shqipërisë po ndjek me vëmendje procesin e zgjedhjeve te brendshme ne Partine Demokratike . Po vërejmë me shqetësim tendenca për te penguar artificialisht në garën për këto zgjedhje te kandidateve për kreun e degëve te PD dhe strukturave te tjera drejtuese të të përndjekurve politike anëtare të PD ne të gjithë vendin . Duke vlerësuar kontributin e te përndjekurve politike antikomuniste strukturat dhe veprimtarinë si dhe mbështetjen masive elektorale qe shtresa jone i ka dhëne e i jep PD-se ,këmbëngulim se përfaqësimi politik i njerëzve tanë , përfshirja e tyre brenda rregullave te statutit te PD ne garën për strukturat drejtuese ,është kusht i pa ngacmueshëm i mbarëvajtjes se mëtejshme te marrëdhënies sonë me ketë parti . Në këto kushte i bëjmë thirrje kryetarit Z. Lulzim Basha dhe Kryesisë se PD –se të mos pengojnë ne mënyre artificiale kandidatin e te përndjekurve politike dhe tu garantojnë atyre garë të rregullt e te ndershme . I kërkojmë deputetëve dhe drejtuesve të përndjekur politike antikomunistë të PD të mbështesin kandidatet e përndjekur politikë antikomunistë në garën për strukturat drejtuese . I bëjmë thirrje te përndjekurve politike dhe antikomunisteve anëtarë të PD me të drejtë vote te mbështesin kandidaturat e te përndjekurve antikomunistë si e vetmja rruge për te garantuar përfaqësimin tone politike aq te rëndësishëm për te garantuar mbrojtjen e idealeve dhe te drejtave tona ne politike. Kemi kërkuar nga PD-ja dhe lidershipi i sajë të respektojë kontributin e te përndjekurve politike antikomunistë si themel i saje dhe i demokracisë duke mundësuar përfaqësim ne raport te drejte me mbështetjen qe ne i kemi dhëne e i japim asaj dhe kjo fillon se pari duke u respektuar ne zgjedhjet e brendshme te saje . Duke e falënderuar paraprakisht për mirëkuptimin. i kujtoj lidershipit te PD –së se nga respektimi i këtij raporti do te varet edhe marrëdhënia jone e mëtejshme me te . Shpresoj qe drejtuesit e PD të kenë ndërgjegjësimin e duhur për rëndësinë e përfaqësimit e antikomunistëve te përndjekur politike ne strukturat drejtuese te saje pa te cilët misioni i saj politik është i pa mundur .

Kryetari Nebil Çika