Nuk harrojmë ! Sot ne Përmet në përurimin e memorialit të martirit antikomunist Kolo Stefanidhi .

Sot përuruam në Draçove të Përmetit memorialon kushtuar martirit antikomunist Kolo Stefanidhi , pushkatuar pa gjyq nga komunistët ne vitin 1952
Memoriali u ndërtuar nga i biri i tij Foti Stefanidhi ish i burgosur politik i komunizmit . Me këtë rast Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë Të Shqipërisë nderoi me Certifikate Mirënjohje familjen Stefanidhi për qëndresën dhe sakrificën ne përballje me diktaturën .

Kolo Stefanidhi lindi ne 16.08 1896 ne ne Kanikol të Përmetit dhe me vone banoi ne Draçovë po te këtij rrethi . Për shaka te qëndrimit te tij politik ai u vu ne shënjestër te regjimit komunist qe ne fillimet e tij U arrestuar dy here një here ne burgun e Kalasë ne Gjirokastër dhe herën tjetër ne Tirane ku edhe e pushkatuan pa gjyq.
Familja Stefanidhi kaloi ne diktatura një kalvar nga me te tmerrshmit . Një djalë i i Kolos për ti shpëtuar përndjekjes komuniste u arratis nga vendi ndërkohë qe dy djemtë dhe një vajzë e tij u dënuan për akuza politike dhe vuajtën vite te tera ne burgjet komuniste . Persekutimi përfshi gjithë familjen e madhe Stefanidhi për disa breza .
Ngritja e memorialit te Kolo Stefanidhit edhe pse me vonese është për ne një akt dinjitoz ne vlerësimin dhe nderimin e figurës se tij dhe te krejt familjes Stefanidhi
Nderim përjetë kujtimit te martirit antikomunist Kolo Stefanidhi dhe familjes se tij !