OBELISK PERKUJTIMOR KUSHTUAR GJIN NDUE KEQIT, SIMBOL I QENDRESES, LUF PUKE

Te nderuar Zonja dhe zotrinj,
Sot ne kete auditor na nderojne perfaqesues te pushtetit lokal dhe Qendror, keshilltar demokrat dhe socialist te ish komunes Qerret dhe te Bashkise Puke, perfaqesues te larte te institutit te perndjekurve politik, te persekutuar nga regjimi dhe bashkvuajtes te dikatures, kleri katolik, bashkfshatar e kumari dhe te gjithe populli Kcires e Qerretit, une ne emer te se bijes se Gjin Ndue Keqit, nipave, mbesave e kushrinjve te tij, ju falenderoj pa mase, ju perulem me respekt dhe mirnjohje te thelle per respektin qe ju po na beni, te gjithe se bashku keni kontribuar dhe po kontribuoni per te nderuar SIMBOLIN QENDRESES Gjin Ndue Keqi, perjetesia e tij është gdhendur në gurë se bashku me respektin tuaj. Faleminderit te gjitheve.
Ashtu sikurse në të gjithë veriun e shqipërisë mbas fitores së koalicionit antifashist të luftës së dytë botërore, pjesë e të cilit ishte edhe Shqipëria, edhe Kçira ishte një rezistencë e fortë ndaj vendosjes së pushtetit komunist. Në vitin 1945 kur partia kishte hyrë, djemtë e ri kerkoheshin për ushtar në Kçirë, djemtë e burrat e fshatit rrembyen armet e dolen në mal kunder rekrutimit. Populli Kçires i mbeshteti „kryengritësit“ me bukë, me strehim e veshmbathje. Pushteti, ketë kontigjent i quajti kriminela, komita, plaçkitësa, Komiteti Maleve, etjerë. Jam i bindur se nuk duhet kerku e keqja nga banoret e Kçirës, por duhet kerku nga pushteti i asaj kohe i cili per të vendosur diktatin e saj, perdori edhe ne Kçirë sloganin e sundimtareve PERÇAJ DHE SUNDO, njesoj si dikur otomanet, sllavet apo greket. Ishin planifiku ditë të zeza për popullin e Kçirës, do të vriteshin kush strehonte dhe ushqente ”kryengritesit”. Të identifikuar per dhenie buke „kryengritesve“, ishin të gjithë ata qe kishin mbeshtetur me çfarë mundesie ata kishin, ishin gjithë populli i Kçires. Kishte ardhë urdhen nga qendra e brigades per me i ekzekutue keta burrat e shpiave kryesore të Kcires. Kerkoj te me mirkuptoni se une ne fjalen time nuk do te etiketoj „kryengritesit“ si ish kriminela sikurse i quajti sistemi komunist, une kam bindjen e thelle qe ata nuk ishin te atille, historia ka provuar e provon cdo dite se nuk ishin ata fajtoret, fajtor ishte pushteti i diktaturës, por pa lene menjane qeverite demokratike te mbas 90-es, jane me qindra e mijera familje te atilla qe kane vuajtur egersisht ferrin e tmerrit klasor, akoma keta familje nuk jane perfshire per tu trajtuar me ligjin e te perndjekurve politike njesoj si bashkvuajtesit e tjere.
Ne ditet e marsit v.1945, forcat e ndjekjes kerkonin me cdo kusht Pal Niken, njeri nga ata qe kishte dale ne mal. Ai atë natë kishte qenë tek një familje ku e kishin kapur dhe lidhur, me shkathtësine e tij apo me ndihmen e dikujt nga fshati, i favorizuar nga terreni dhe errësira, i ka zgjidh duart dhe eshte arratisur, perseri pak me vone i kishte shpetuar prites se forcave te ndjekjes te cilat kishin rrethuar fshatin. I zoti i shtepise u pushkatua prane shtepise nga forcat e ndjekjes per strehim te kriminelit. Gjin Ndue Keqi ka ndihmuar duke e strehuar në shtepinë e tij fale lidhjeve miqësore, por edhe sepse sipas zakonit dera e malsorit eshte e hapur edhe per armikun kur te troket tek dera, ai është ne besën tende deri kur ai del nga shpia, nahija apo fshati. Gjini, sikurse shume familje te tjera te Kcires, ishte gjendur perballe forces se zakonit dhe kanunit qe ishte kushtetute asokohe, nga ana tjeter ishte perballe pushkatimit nese ndihmonte e strehonte te kerkuarit nga forcat e ndjekjes. Sot eshte e lehte te analizojme, atehere ne ate mentalitet asnjeri nga ne nuk do te kishte vepruar ndryshe. Në ate kohe burrat kryesor te Kcires per dy dite me radhe jane thirrur në Luf, e bashkë me ato edhe Gjin Ndue Keqi, ku jane marre ne pyetje nga forcat e ndjekjes se brigades se 17-te sulmuese. Sigurisht qe masakra ne Kçirë pritej nga momenti ne moment. Ata ishin kontigjenti qe do të pushkatoheshin nese nuk tregonin ”kryengritesit“, por edhe per të treguar se kush ishin ata qe i kishin ushqyer dhe strehuar. Gjin Ndue Keqi u muar ne pyetje pa trup gjykues ne Luf, ishte njeri nga ata i akuzuar, por nuk ishte i akuzuari kryesor, po pritej nje ekzekutim masiv ne Kcire. Nderkohe, Gjini ka qene i thirrun per kumari ate dite, ka marre pjese ne pagzimin e femise, emrin Gjin ia vune, por edhe famulli i tij Gjini nuk jetoj. Ai ka shkuar në shtëpi, ka bisedu me të shoqen, me vellain Ndrecën dhe me Daven qe ishte e fejuar. Gjatë bisedës në familje, gruaja i ka kerkue që të ikte në mal, nuk ka gje se do t’i digjnin shtepinë dhe pasurinë. Gjini u ka thene: Nuk i kam hak e hile kerkujt, kam zbatue vetem çfare thotë zakoni per mikun qe të vjen në besë tek dera e shpisë. Une do të mundohem qe t’ua mbushi mendjen komunistave se jam i pafajshem, perndryshe le të me pushkatojnë ma mirë mua se të me vrasin dhe dhunojnë familjen, le të mos shoh masakrimin e bashkfshatareve të mi dhe familjes time. Gjithsesi shpia dhe pasunia do te digjen ne rast se nuk ua mbushi mendjen u ka thenë Gjini familjes. Ne keto rrethana Gjin Ndue Keqi eshte kthyer ne Luf, ka treguar, ka deshmuar te verteten dhe ka kerkuar pafajesi. Jane liruar te tjeret qe rrezikonin te pushkatoheshin, vendin e tyre e zuri Gjini. Ka kerkuar uje, grupi ekzekutimit i ka dhenë mundësinë qe të largohej per me mbush uje të kroj qe ishte shume larg nga Lufi, ishte diku atje poshte afer përroit, mund te ikte.
E di qe do te me vrasin edhe se jam i pafajshem ka menduar Gjin Ndue Keqi gjate rruges. Ka mbushur enen me uje dhe ka vendosur te mos arratisej, ka shpresuar qe ekzekutoret te nderrojne mendje, kjo llogari i rezultoi fatale per ate. Ekzekutoreve para pushkatimit u ka thenë: “Une po vritem ne kundershtim me cdo rregull apo tradite njerezore. erdha ketu te pshtojme krejt, perndryshe ja ku me keni, me vrisni mue. Tashme pritej qe trupi tij te pershkohej nga plumbat, nuk kishte llogjike tjeter euforia ekzekutore e atij pushteti. Bashkfshatareve u ka thene: Hallall burra, kena fol mir e keq. Një plumb e ka pershkuar, tregojnë se ai nuk ra në gjunjë, nuk është rrezuar, njeri nga ushtaret ka shkuar dhe e ka shtrirë. Iu dogj shpia. Pasuria iu nxor ne ankand. Mbas tre diteve i ka ardhur falja, tregonte e motra e tij Dava e cila dokumentin e faljes e kishte bere copë copë mbi varrin e të vellait. Gjin Ndue Keqi u pushkatua me 12.03.1945 ne Luf. Ai la mbrapa motren Daven e fejuar me Mark Ndue Frrokun në Fushë Arrez e cila pati nje femije, ai la mbrapa motren Dila Preng Gjini e martuar në Kalivaç, ajo pati dy djem e tre vajza, vellain e vogel Ndrecen, gruan Prenden me vajzën 1,5 vjece, Dranen. E ndjera ish gruaja Prenda kujton momentet e djegies se shtepise dhe pasurisë, meqe shtëpia nuk merrte zjarr kane perdorur kashtën e ruajtur per bagetitë per te venë zjarrin, ashtu ne mes te flakeve ka hyre të shpetojë macjen ne dritare qe kerkonte te dilte, ka parë ushtaret të shpojnë me bajoneta kafshet, qe ishin pjesë e pasurisë se shkatërruar dhe sekuestruar. Gjini u vra, shtepia e pasuria iu dogjen e shkaterruan, familja nuk u shua por u shkaterrua. Prenda ka vendosur të qendrojë ne Kçirë derisa te martohej kunata e fejuar Dava. Janë strehuar tek shtëpija e Ded Gjokës, si kushrini më i afert por edhe me lidhje tjera gjaku me ate, por dera e shtepisë ishte e hapur edhe nga kushrinjtë e tjerë, kryesisht nga Prend Zef Vokrri qe ishte me shpi më afer por jo më afer me brezni. Prenda mbasi erdhi koha e mbledhjes se bereqetit mori vajzen, Dranen dhe u kthye ne gjini duke e lene amanet qe drithi i mbledhur te perdorej per fejesen Ndreces. Dhe ashtu, amaneti shkoi deri ne fund, Ndreca u martua me Daken. Prenda mbasi u kthye ne gjini, u martua me Prend Llesh frrokun ne fshatin Vig ku atje vajza e saj pati edhe dy vellezer e dy motra . Dranja është martuar ne Vig, dhe ka 8 fëmijë, 5 djem e 3 vajza. Është unikale ne zonat tona ajo cfare ka ndodhur mbas kesaj tragjedie, sot e kesaj dite femijet e Ndrec Ndue Keqit dhe ata te familjes se re te Prendes, familja e Prend Ll.Frrokut ne Vig, Dranen nuk e therrasin asnjeherë ne emer, ata e therrasin me emrin MOTRA. Vullneti i perendise beri qe Prenda te jete prezent ne diten qe ka nderruar jete Ndreca, ashtu e mbyllen jeten e tyre, jo si kunati me kunaten por si vellai me motren.
Shtëpia e Gjin Ndue Keqit ishte një nder shpiat me të mira te zonës, e njohur per bujarinë dhe mikpritjen. Me dhjetra shtegtarë qe benin rrugën Shkoder-Gjakove dhe anasjelltas, kanë ndaluar per të kaluar natën ne kullen e tij, shtëpia ishte e ndertuar në atë menyrë që në hollin e shtëpise të shkarkohej kali me ngarkesë, malli te rrinte brenda dhe kali ne vendin e tij. E per çudine e madhe kësaj shtëpie të madhe dhe bujare iu kanos shfarosja, Gjin Ndue Keqi u vra dhe gruaja me gjithe vajze do te fillonte nje jete te re ne Vig, pak jave para atij vellai dyte Pjetri, ishte bashkue me komitetin e maleve dhe ishte vra në perpjekje në Tepelenë, as sot e kësaj dite askush nuk e din se ku prehet, Ndreca ishte i mitur dhe u rrit si shegert ne rrethinat e Shkodres e ne Puke, fale atij sot eshte ringritur shtepia, ka punuar shume gjithe jeten e tij dhe ka mbyllur gojen, ishte e vetmja rruge qe e mundesoi te kete nje familje te mrekullueshme mbas gjithe asaj tragjedie ne familjen e tij, ka 4 djem e dy vajza, qe jetojne ne mirkuptim te plote me bashkfshataret e tyre dhe ne familjet e tyre, bash tek shtepia e djegur ai perseri i ringriti kullat. Fale sjelljes dhe punes se tij, fale lirive qe gezojme sot ne demokraci, populli Kcires pa dallim bindjeje politike dhe politika ne teresi si rralle here me perpara, me kete respekt te papare, sot vijne per te nderuar Gjin Ndue Keqin i cili prehet i qete ne parajse. Ne trashegimtaret e tij ju jemi shume mirnjohes. Ju ftoj ne nje minute heshtje. I perjetshem qoftë kujtimi i tij.