Shuhet legjenda antikomuniste Haxhi Baçinozi !

Me hidhërim te thelle mësuam ikjen e parakohshme dhe trgjike nga kjo jetë te një prej legjendave antikomuniste,ish te burgosurit politik te diktaturës komuniste Haxhi Baçinozi , 62-vjeç nga Fieri, i cili u vra në një atentat me armë zjarri, pasditen e sotme tek liqeni artificial ne Tirane
.Haxhiu lindi më 2 korrik të vitit 1957, në fshatin Radostinë të Fierit dhe ka qenë dy herë i dënuar nga diktatura komuniste .
Haxhiu ishte një nga organizatoret e revoltës antikomuniste të Burgut të Qafë Barit për te cilën u dënua me 25 vite burg ne vitin 1983 .
Haxhi Baxhinozi ishte dëshmitar kryç në procesin gjyqësor për krime kundër njerizimit ,qe ne po përpiqemi te zhvillojmë në Gjermani ,ndaj ish drejtorit famëkeq të burgut komunist te Qafe Barit ,Edmond Caja,
Baçinozi ishte një antikomunist I vendosur dhe një nga aktivistet e nderuar të shoqatës sonë .
Shoqata Antikomuniste e te Përndjekurve Politike te Shqipërisë I shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes dhe miqve te Haxhiut dhe e konsideron vdekjen e tij tragjikë një humbje te madhe për te gjithë ne .

Qofsh i parajsës vëllai ,miku, bashkëvuajtesi e bashkëluftëtari ynë i shtrenjtë !!!