“Lufta e klasave “?! 7 anëtare të një familjeje të përndjekur të arrestuar në protestën e opozitës

 

Duket se qeveria Rama ka rikthyer serish lista e sigurimit te shtetit dhe parimet e luftës se klasave ne përballje e saje me opozitën . Ne te gjitha arrestimet e policisë qe nga proteste për rrugën e kombit ne Kukës shumica e te arrestuarve nga policia janë nga familjet e përndjekura politike te regjimit komunist . Por kulmi ka mbërritur te enjten ku pas protestës se opozitës para kuvendit kur policia ka arrestuar 6 pjesëtarë te familjes se përndjekur antikomuniste Çejku me banim ne Domje te Tiranës .
Sipas avokatit mbrojtës , njëherazi edhe nënkryetar i Shoqatës Antikomuniste e të përndjekurve Politike z. Artan Murizi policia ka ndaluar pa asnjë prove 7 anëtare te kësaj familje midis tyre edhe një te mitur .
Te arrestuarit janë:
Altin Çejku
Dritan Çejku
Dëfrim Çejku
Hekuran Çejku
Adriatik Çejku
Qemal Çejku
Gëzim Çejku ( i mitur )
Përzgjedhja e shënjestrave midis te vrarëve te dhunuarve dhe te arrestuarve midis familjeve te përndjekura politike te komunizmit është një praktikë e përsëritur e qeverive ish komuniste qe nga viti 1990 e deri me sot . Javën e shkuar policia ri arrestoi një nga drejtuesit e protestës se Astirit Dorain Protoduarin edhe ky pjese e një familje te përndjekur politike nga komunizmi . E ëma e tij denoncoi publikisht faktin ish drejtorin e policisë se Tiranës qe i arrestoi te birin ishte pikërisht i biri i persekutorit te familjes së sajë ne diktaturën komuniste . Shoqata Antikomuniste e te Përndjekurve Politikë te Shqipërisë konstaton me shqetësim se përdorimi i metodave te luftës se klasave dhe përzgjedhja e shënjestrave sipas listave te Sigurimit te Shtetit nga forcat e sigurisë po kthehet një fenomen si ne kohen e diktaturës . Edhe pse kemi reaguar disa here nuk duket se kjo praktikë ka gjasa të ndaloje . Ne serish i bëjmë thirrje qeverise shqiptare te heq dore nga politikat komuniste te luftës se kalesave dhe përfaqësive ndërkombëtare te mos mbyllin sytë përballë rikthimit te këtyre praktikave komuniste.
Një thirrje te veçante ja drejtojmë kreut te PD . Lulzim Basha te cilit i kërkojmë te shikoje dhe vlerësoje kontributin e spikatur deri ne sakrifice të të përndjekurve politike antikomunistë në aksionin politik te opozitës , kontribuar qe kure nuk është vlerësuar ne masën qe i takon nga PD.