DEKLARATA: REFORMËN NË DREJTESI NUK MUND TA BËJË SIGURIMI I SHTETIT

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politike të Shqipërisë

Tirane më 12.04.2019

Deklarate për shtyp

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve të Shqipërisë denoncon me indinjate revanshin qe ish-sigurimi i shtetit i instaluar në institucionet shtetërore po demonstron gjithnjë e me hapur përkundër përpjekjeve të popullit shqiptar për tu shkëputur nga e kaluara kriminale komuniste . Ne ish te përndjekurit politike antikomuniste , viktima te terrorit komunist ne Shqipëri dënojmë me force vendimin e sotëm te Gjykatës Administrative Tirane qe ne kundërshtim me te gjitha provat dhe dëshmitë vendosi të beje te bardhën të zezë duke vendosur qe një nga pjesëtarët e njohur te Sigurimit te Shtetit si bashkëpunëtor, i diplomuar i shkollës se Sigurimit Te shtetit dhe hetues ne procese hetimore politike i tij ta shpallë atë “jo sigurimis”. Sheshi anëtar i zgjedhur i KLP -së, një nga institucionet kryesore te drejtësisë shqiptare u identifikua zyrtarisht si pjesëtar i Sigurimit të Shtetit nga Autoriteti për Informimin mbi Dosjet e ish- Sigurimit te Shtetit gjë që e bën zgjedhjen e tij në këtë institucion te pa ligjshëm dhe detyron shkarkimin e tij nga KLP . Ky vendim me gjithë provat , tashme te bëra publike u kundërshtua nga Sheshi në Gjykatën Administrative e cila vendosi sot te dale ne krah të krimeve të komunizmit dhe autorëve të tyre , duke vendosur ne favor te ish sigurimsit Sheshi . Nuk është hera e parë qe drejtësi shqiptare e kontrolluar nga autore te krimeve te komunizmit apo pinjollë te tyre vendos te pozicionohet ne krah të krimit komunist, duke u kthyer nga institucion drejtësie ne institucion padrejtësie. Shoqata ka prova zyrtare dhe dëshmi te viktimave qe vërtetojnë qenien e sheshit pjese e Sigurimit te Shtetit dhe pjesëmarrjen e tij ne krimet e komunizmit procese politike dhe tortura te kundërshtarëve politike te diktaturës komuniste një pjesë të së cilave i kemi bërë edhe publike .
Ne te përndjekurit politike antikomuniste dënojmë me indinjatë këtë vendim te Gjykatës te cilin e konsiderojmë të pa drejtë dhe kundër te gjitha provave e dëshmive si dhe një vazhdimësi të praktikave te mos ndëshkimit te krimit komunist qe drejtësia shqiptare. Ne mbështesim me vendosmëri Autoritetin për Informimin mbi Dosjet e Ish -Sigurimit te Shtetit në përmbushje të detyrës se tyre kushtetuese ne zbardhjen e krimeve te komunizmit dhe autorëve te tyre .
Ne inkurajojmë këtë institucion me rendësi te veçantë për ne, besojmë edhe për shumicën e shqiptarëve, te mos intimidohet e dekurajohet nga përpjekjet e ish sigurimit te shtetit dhe mbetësit politike e juridike të tyre por te vazhdojë të përmbush sa me mire te jete e mundur detyrën e tij kushtetuese : Hapjen e dosjeve të krimeve te Sigurimit te Shtetit
Ne i bëjmë thirrje institucioneve kombëtare e ndërkombëtare të vetingut ,që ne kuadër të reformës në drejtësi ,kane marre përsipër pastrimin e drejtësisë nga krimi të mos tolerojnë autorët e krimeve të komunizmit ( krime kundër njerëzimit dhe gjenocid ),si në rastin në fjalë, të jenë edhe me tej pjesëtar të sistemit te drejtësisë ne Shqipëri. Ne kërkojmë qe këto institucione të marrin në shqyrtim vendimin e sotëm të Gjykatës dhe te hetojnë mungesën e ligjshmërisë se këtij vendimi skandaloz .
Të befasuar nga indiferenca e opozitës “antikomuniste” ndaj rastit në fjalë por dhe te tjera si këto, i kërkojmë PD-së dhe forcave te tjera politike antikomuniste te reagojnë me përgjegjshmëri ndaj pranisë apo riciklimit ne drejtësi dhe institucioneve te tjera te autorëve te krimeve te komunizmit duke përdoruar vendimet e gjykatave ne kontrollin politik të ish komunistëve .
I bëjmë thirrje përfaqësive diplomatike te SHBA ,BE , OSBE si mbështetës kryesor te reformës ne drejtësi të kenë ne vëmendje këto vendime e praktika te Gjykatave shqiptare që me shume se çfarëdo e kushdo tjetër minojnë përpjekjet për reformimin aq te kërkuar të drejtësisë ne Shqipëri. Pa pastrimin e drejtësisë nga autoret e krimeve te komunizmit ( krime kundër njerëzimit dhe gjenocid ) nuk mund te pretendohet për reformim te sajë.
Kryetari
Nebil Çika