Kreu i të përndjekurve Antikomunistë çertifikatë mirënjohje për De Angelis, themelues i Onulus

Kryetari i shoqatës së të përndjekurve politikë antikomunistë të Shqipërisë zoti Nebil Çika priti në një takim të veçantë zotin Sante De Angelis, themelues dhe president i Akademisë Bonifaciane Onulus.
Zoti De Angelis u gjend për një vizitë zyrtare në Shqipëri ku pati takime me shumë personalitete te vendit tonë dhe me misionin për zgjerimin e veprimtarisë së organizatës që ai ka themeluar dhe që drejton.
Akademia është një institucion që promovon aktivitetet kulturore dhe sociale që ka fokusin tek Besimi në Zot, familja, tradita, qëndrueshmëria e kombeve dhe bashkëpunimi mes tyre. Akademia është e njohur për promovimin e vlerave tradicionale.
Zoti Çika shfrytëzoi rastin për ti prezantuar atij misionin dhe aktivitetin e shoqatës që ai drejton. Zoti Çika dorëzoi zotit De Angelis dhe çrtifikatën “Nderi i Shoqatës’ me motivacionin “Për kontributin në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për shkëputjen nga diktatura komuniste dhe promovimin e vlerave antikomuniste, demokratike dhe europiane të Shqipërisë”.
Në fund të takimit zoti De Angelis deklaroi se ishte “sinqerisht I prekur dhe shume I nderuar që mori këtë prej Kryetarit të Shoqatës dhe prej mikpritjes shumë të ngrohtë që ju ofrua”.
Takimi u pasqyrua gjerësisht edhe në publikimin e Akademisë Bonifaciane Onulus.