SHAPP zgjedh kreun e ti të Tiranës Zonjën Arjadna Veliu

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë zhvilloi të enjten në 13 qershor mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të degës së Tiranës.
Qëllimi kryesor i këtij kuvendi ishte zgjedhja e kryetarit të ri të degës së Tiranës. Zgjedhja e kryetarit ishte bërë e domosdoshme pasi prej kohësh kryetari i saj zoti Sejdi Peka e kishte të pamundur drejtimin e degës për shkak të arësyeve shëndetësore.
Në garën për kreun e degës së Tiranës hynë dy kandidatura, ajo e zonjës Arjadna Veliu si dhe kandidatura e ish nënkryetarit të kësaj dege zotit Mark Mustafa.
Në mbledhjen e kuvendit morën pjesë një pjesë e mirë e anëtarëve të Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë.
Në mbledhje morri pjesë si anëtar i thjeshtë edhe kryetari i shoqatës z. Nebil Çika. Mbledhja u zhvillua me debat. Ajo nuk ishte një mbledhje tipike kur flet kryetari dhe të tjerët dëgjojnë. Përkundrazi, çdo pjesëmarrës deklaroi haptas opinionin personal dhe përcdo opinion të shprehur pati debat dhe kundërpërgjigje prej të secilit prej pjesëmarrësve.
Shqetësimi kryesor i pjesëmarrësve në këtë kuvend të jashtëzakonshëm, sipas vetë atyre, ishte mungesa e aktivitetit nga dega e Tiranës, por të gjithë ishin dakord se nuk mund të kërkonin më shumë përgjegjësi prej zotit Peka, i cili prej kohësh e ka të pamundur aktivitetin per shkak të situatës shëndetësore, në një kohë kur edhe ata vetë nuk kishin qënë vetë aktivë.
Shqetësim tjetër që u shpreh nga pjesëmarrësit është pjesëmarrja e ulët sipas opinionit të tyre e të rinjve në aktivitetet e shoqatës dhe në degët e saj.
Në fund u zhvillua votimi ku rreth 60% të votave i mori zonja Arjadna Veliu e cila tashmë është edhe kryetarja e te për Degën e Tiranës.
Pjesëmarrësit dhanë votën e tyre për zonjën Veliu duke e kushtëzuar me vlerësimin e premtimit të saj për të ringjallur degët e shoqtës për njësitë administrative të kryeqytetit.
Ndërkohë kryetari zoti Çika u shprehu kënaqësinë që në krye të degës më të madhe të Shqipërisë u zgjodh një grua duke shtuar se tashmë ka më shumë shpresa se duke afruar gratë në shoqatë do të rritet probabiliteti që në aktivitetet tona të jenë më të angazhuar fëmijët e tyre si dhe vajzat dhe djemtë antikomunistë e Shqipërisë.