SHAPP dhe Autoriteti i Dosjeve bashkëpunim për promovimin e qëndresës antikomuniste

Kryetari i Shoqatës Anikomuniste e të Përndjekurve Politikë te Shqipërisë zoti Nebil Çika së bashku me nënkryetarin av. Artan Murrizi vizituan disa kampe të internimit të të përndjekurve politike antikomunistë gjatë diktataturës komuniste në Belsh dhe në Lushnjë.
Vizita ka për qëllim pëergatitjen e njëe projekti tëe perbashkëet Autoritetit Mbi Informimin e Dosjeve te Sigurimit te Shtetit për publikmim e promovimin e qëndresës, dhe sakrificave të të internuareve politikë të komunizmit dhe të përndjekurve antikomunistë.
Udhëtimi vizitë në këto qendra u organizuar nga drejtoresha e Autoritetit të Dosjeve zonja Gentiana Sula Mara e cila konsideron si parësor dhe shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me shoqatë tonë.
Ky është hapi i parë I bashkëpunimit të shoqatës tonë me këtë institucion shtetëror që do të pasohet nga aktivitete të tjera dhe për të cilat do të informoheni më shumë.
Gjatë vizitave të djeshme ishin të pranishëm gjithashtu edhe Ermal Ngjelina, Simon Mirakaj, Ardita Repishti, kryetari dhe drejtuesi i degës në Elbasan Oltion Domni. Ilirjana Herri, Altin Mecja, kreu i degës së Ura Vajgurore Gramoz Azizolli dhe të mbijetuar të kampeve të internimit.