Kryetari Çika uron Arba Kokalarin për filimin e mandtit të deputetit ne PE

Shumë e nderuar znj. Kokalari !

Me lejoni që ne emrin e te përndjekurve politike antikomunistë të Shqipërisë dhe ne emrin tim personal t’iu përcjell urimet e sinqerta për fillimin e ushtrimit te mandatit tuaj si deputete e Parlamentit Evropian .
Pashe ne FB tuaj qe shpreheshit e lumtur qe përfaqësoje Suedinë dhe me te drejtën e zotit sepse ata ju kane zgjedhur . Por ne shpresojmë që për shkak te gjenit dhe historisë suaj familjare te jeni ne se mundeni edhe zëri i shtresës sonë , shtresës suaj , e të përndjekurve politike antikomunist te Shqipërisë ne atë parlament , shtresës me te pa përfaqësuar politikisht në vendin tonë dhe institucionet evropiane .
Ndjehemi krenar që je njëra nga ne !

Urime dhe suksese !

Me respekt Nebil Çika
Kryetar i Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë