Video / SHAPP ndëron martirët antikomunistë të Mursisë, Sarandë

[vc_row][vc_column][vc_column_text]Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë mori pjesë në ceremoninë e përkujtimit të martirëve antikomunistë të Mursisë në Sarandë.
Në Mursi, nuk ka një përplasje të organizuar mes komunistëve dhe antikomunistëve si në rastin e Zhapokikës apo të Postribës. Qëndresa antikomuniste ka qënë e shtrirë në kohë ashtu si në të gjithë Shqipërinë. Por në ndryshim pjesa tjetër e Shqipërisë, banorët e Mursisë karakterizohen nga vetëdija historike. Kjo vetdije është shumë e rëndësishme për nje komb sepse krijon pika reference për të paralajmëruar brezat se tragjeditë përsëriten nëse harrohet e kaluara.
Për të mos harruar të kaluarën dhe martirëte e tyre në Mursi është ndërtuar një monument në nderim dhe përkujtim të të gjithë atyre që nuk pranuan kompromis me terrorin komunist dhe u bënë martirë të qëndresës antikomuniste.
Martirët e Mursisë janë të shumë dhe në pllakatën që përkujton qëndresën nuk është arritur të shkruhen të gjithë emrat e tyre.
Mursia është një model shumë i mirë për të gjithë Shqipërinë.
Këtë model kërkon të përhapë në të gjithë Shqipërinë Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë.
Në ceremoninë përkujtimore të 20 shtatorit kreu i shoqatës z. Nebil Çika tha: “jemi shumë krenarë për qëndrimin e këtyre burrave dhe grave ndaj diktaturës komuniste. Në i respektojmë këta martirë, këtu në Mursi dhe në gjithë Shqipërinë, jo vetem për vujatjen dhe sakrificën, por për rezistencën dhe kurajon që patën për të dalë ballë për ballë një nga diktaturave më të egra që ka parë kjo botë. Mursia dhe Konispoli kanë qënë baza të rezistencës antikomuniste. Në zgjedhjet e para pas luftës së dytë botërore kjo zonë votoi kudnër komunizmit. Kjo ishte edhe arsyeja që në 45 vitet që pasuan komunizmi nuk pati më besim tek kjo zonë dhe tek familjet e mira të kësaj zone, tek ato familje që donin lirinë dhe demokracinë, prandaj organizoi një persekutim në formë të pastër të gjenocidit, brez pas brezi. Ne e dimë të gjithë që këtu ka familje që janë në 4 breza të persekutuar, një persekutim që në një farë mënyre ende vazhdon. Ne jemi krenarë për ata, për vuajtjen dhe sakrificat e tyre dhe çdo akt që ne mund të bëjmë për ata është një e njëqinda apo një e milionta e asaj çka ata kanë bërë për ne. sepse ata na bejnë ne sot ta mbajmë kokën lart pasi me veprimet e tyre bënë diferencën me një pjesë tjetër të shqiptarëve të cilët për një arësye apo për një tjetër u bashkuan me krimin komunist u bashkuan me persekutimin tonë. Ky nuk është një memorial por një vend i shenjtë, një simbol i lirisë dhe demokracisë tonë. Këtu duhet të vijnë dhe të falen të gjithë ata që persekutuan njerëzit tanë, dhe ata që bashkëpunuan dhe që mund të na dëgjojnë këtu apo në një vend tjetër, me shpresën që Zoti i madh do ti falë për ato që u bënë njerëzve tanë dhe familjeve tona.
Këtu duhet të vijnë dhe të falen edhe këta të cilëve u dhamë votën dhe që me shpirt vazhdojmë ti mbështesim. Këta duhet të vijnë dhe të luten me shpresën që Zoti ti falë për ato që nuk kanë bërë për ne. që i kishin detyrim ti bënin dhe nuk i bënë për ne.
Sigurisht që do vimë të falemi ne pasardhësit e trye që shpirti i tyre të jetë në parajsë. Por falja nuk mjaton vetëm duke ardhur dhe duke ndezur një qiri por duke merituar me të gjitha mundësitë tona statusin e trashëgimtarit të këtyre burrave dhe grave martirë. Këtë e kam për brezin e ri i cili në shumë raste është edhe indiferent. Sepse është një trashëgimi shumë e rrallë që të kesh nëj gjysh një gjyshe një nënë e baba kaq të nderuar dhe martir sa këta tanët.
Ne sot jemi njësoj si në 1945, si në 1959 si në 1990 kur u bë linçimi i fundit politik. Jemi në një situatë ku zhvillohen zgjedhje një partiake ashtu si në 1945 kur Mursia Konospoli dhe pjesa më e madhe e Shqipërisë votuan kundër tyre. Ne kemi përballë të njëjtët njerëz. Djemtë e tyre janë në nivelet më të larta të qeverisë dhe të pushtetit. Kjo është e trishtueshme sepse prisnim presim dhe vazhdojmë të shpresojmë se krimet e komunizmit do të ndërshkohen. Këto krime nuk mund të ndërshkohen në parim. Krimi është krim kundër njejrëzimit dhe genocide, nuk parashkruhet ne presim që autorët e këtyre krimeve të paguajnë për atë që u kanë bërë një pejse të madhe të të përndjekurve të Shqipërisë. Fatkjeqësisht kjo nuk ka ndodhur. Dhe jo vetëm që nuk ka ndodhur por janë edhe në pushtet. Gëzojnë të gjitha të drejtat dhe vazhdojnë tu mohojnë të drejtat të përndjekurve politikë dhe familjarëve të tyre, duke i larguar nga puna duke u mophur dhe bllokuar dëmshpërblimin. Por ne jemi të qartë që nuk mund të presim ndonjë ndryshim nga etërit dhe bijtë e tyre që janë në pushtet.”

https://www.facebook.com/dosjet.komunizmit/videos/2337784113009778/[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_gallery type=”flexslider_slide” interval=”3″ images=”1257,1258,1259,1260,1261,1262,1263,1264,1265,1266″ img_size=”full” title=”Pamje nga ceremonia”][/vc_column][/vc_row]