Video / SHAPP ndëron martirët e Buzëmadhes të Lumës

Shoqata antikomuniste e të përndjekurve politikë të shqipërisë organizoi në ditën e premte ceremoninë 75 vjetorit të përkujtimit të martirëve të masakrës së Buzëmaddhes në Lumë të Kukësit. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe partia demokratike me përfaqësuesin e saj nga Tirana zotin Enkelejd Alibeaj si dhe gjithe dega e kësja partie në Kukës. 75 vite më parë në masakruan në pabesi 21 banorë të zonës pasi më parë ishin pritur, strehuar dhe ushqyer kujdesur prej vetë banorëve bazuar në traditën shqiptare të shenjtë të mikpritjes.
Kjo është ceremonia e parë përkujtimore që zhvillohet pas 25 vitesh. Në vitin 1994 presidenti i Republikës zoti Sali Berisha u dha dekoratën Martirë të Demokracisë.
Në fjalën e mbajtur me këtë rast kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë zoti Nebil Çika tha: “ jam shumë krenar që jam sot në këtë nderim që u bëjmë martirëve të masakrës së 75 viteve më parë, që është një nga masakrat më ët mëdha të luftës së dytë botërore në shqipëri. Kjo nuk është masakra e vetme, por është më e veçanta për mënyrën se si u realizua dhe është tregues i thelbit që komunistet pretendojnë se është luftë nacional çlirimtare por që në fakt ata e kthyen në një luftë civile. Kjo është një krim lufte që nuk parashkruhet dhe autorët e saj mund tëdënohen në çdo kohë nëse janë gjallë. Kjo është një ditë shumë e dhimbshme për familjarët dhe të gjithë ne, por është edhe një ditë krenarie sepse pati disa shqiptarë që nuk e pranuan komunizmin që në ditët e para të vendosjes së terrorit komunist. Shqiptarë që me fisnikëri respektuan rregullat traditat dhe zakonet me parimin “mund të më marrësh jetën por jo dinjitetin”. Për atë nder dinjitet dashuri për familjen dhe atdheun u masakruan nga një bandë kriminale. Kjo ishte një bandë kriminale në të cilën nuk ishte vetëm një njeri. Dëgjojk shpesh që përflitet Shefqet Peçi, që është një nga kriminelët më të mëdhenj të këtij vendi që ka kryer masakra nga Konispoli deri në Tivar. Por nukk ishte i vetmi. Komunizmi në thelb është terrorizëm. Qëllimi i tyre që në 1941 kur u krijuan nga armiqtë tanë shekullorë, serbët, ishte pikërisht shkatërrimi i patriotëve shqiptarë. Arritën të bëjnë shunmë dëme por nuk ja dolën. Kjo masakët rrëzon edhe të gjithë teorinë se komunistët ishin në anën e drejtë të historisë. Jo! Lufta e komunistëve shqipotarë na vendosi ne në anën më të errët të historisë, për shkak të masakrave dhe marrjes së të gjitha të drejtave dhje lirive tona individuale shoqërore e kombëtare.masakra e buzëmadhes është pprova më e qartë e krimeve të luftës që kryen komunistët shqiptarë dhe lufta e tyre nuk ishte një luftë pëër çlirim por një luftë civile që përfundoi në një luftë pushtuese. Nuk besoj të ketë pasur pushtues në historinë tonë kombëtare ti ketë bërë vendit tonë atë dëm që i bënë komunistët të udhëhequr nga padronët e tyer serbë e sovjetikë pra sllavë. Kur përkujtojmë një ngjarje të tillë nuk ka lidhje vetëm me historinë por edhe me të tashmen. Historia po përsëritet dhe sot ne jemi në një situatë të ngjashme.këtu u përmend etem gjinushi si pjesëmarrës në këtë masakër, dfjali i tij sot është kryetar i akademisë së shkencave. Bëhen Kritika me vend se pse nuk po zbardhet historia. Po si do zbardhet historia kur në krye të akaademisë së shkencave është djali i atij që i masakroi këta njerëz?! Prandaj dhe u tregojmë brazave të rinj dhe politikanëve e në menyrë të veçantë për ta reflektuar në politikat dhe në ligjet që bëjnë që të garantojnë se këto masakra dhe histori të mos përsëriten më.”

Fjala ne 75 -vjetorin e Masakres se Buzmadhes Kukes .Nderim ne jete te jeteve martireve antikomuniste !

Posted by Nebil Cika on Thursday, 26 September 2019