Video / SHAPP përkujton martirët antikomunistë të Malësisë së Gjakovës

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë nderoi në ditën e dielë 29 shtator 2019 martirët antikomunistë të rrethit të Tropojës. Kjo datë është e përcaktuar nga vetë autoritetet zyrtare si ditë përkujtimi dhe nderimi për të gjithë martirët e kësaj treve që nuk pranuan asnjëherë marrëveshje me kolerën e terrorit komunist.
Në këtë ceremoni kryetari Nebil Cika ishte i shoqëruar nga nënkryetari Artan Murrizi si dhe Selami Zalli i autoritetit të dosjeve njëkohësisht bir i kësaj zone.
Në fjalën e përshëndetjes kryetari Çika tha: “nderojmë dhe përkulemi me respektrin më të madh përpara para ardhësve tanë të cilët sakrifikuan jetën për idealet më të larta të lirisë sonë kombëtare e shoqërore. Të pushkatuarit politikë të vdekurit në burgje dhe ata që nuk janë më në radhët tona. Kjo ëhstë një ditë e madhe dhimbje për ne pasardhësit, por ëhstë edhe një moment I jashtëzakonshëm krenarie sepse në 50 vitet e diktaturës më të egër komunsite të europës, njerëzit dhe familjet tona zgjodhën rruën më të vështirë atë që dukej si e pamundur; ti vënë gjoksin e të përballen me bishën komuniste. U përballën me një nga ditaturat më ët egra të hsitorisëe tonë kombëtare e ndoshta botërore. Shqipëria dhe shqiptarët kanë detyrimin moral; politik e ligjor të nderojnë të gjithë ata që u përpoqën dhe sakrifikuan ër të ruajtur lirinë dhe demokracinë dhe pa dyshim janë të gjithë këta që ne nderojmë sot. Të përndjekurit politikë meritojnë respect të veccantë nga shteti, politika historia dhe gjithccka tjetër publike në këtë vend. Fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur dhe nuk po ndodh. Por ne jemi krenarë për nejrëzit tanë dhe dalim ballëlartë në të gjithë shqipërinë dhe jo me mburrje por me krenari të ligjshme për tëe parët tanë për gjakun vuajtjet dhe sxakrificat e tyre.”

Fjala e plote ne ceremonine e perkujtimit te martireve antikomuniste te Malesise se Gjakoves

Posted by Nebil Cika on Tuesday, 1 October 2019