SHAPP përkujton Mid’hat Frashërin, korifeun e shqiptarisë

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë, nderoi sot korifeun e Shqiptarisë Mid’hat Frashërin. Ceremonia përkujtimore kryhet në përvjetorin e 70-të të ndarjes nga jeta të iluministit të fundit shqiptar dhe figurës më të shquar të shqiptarizmës për shekullin e 20.
Në ceremoninë përkujtimore mori pjesë edhe përfaqësuesit e institutit Lumo Skëndo, institute i cili ka për emër pseudonimin letrar që përdorte Mid’hati.
Sigurisht që kjo ceremoni përkujtimore u hap nga pjesëtarë të familjes Frashëri me banim në Tiranë.
Të pranishëmsh ishin edhe pëërfaqësuees politikë të spektrit të djathtë të vendit.
Pas ceremonisë SHAPP mori pjesë në konferencën që u zhvillua nga instituti Lumo Skëndo të organizuar për këtë rast.