Përkujtohet ne Lushnjë Masakra komuniste e Matjanit

Nën kujdesin e Shoqatës Antikomuniste e te Përndjekurve Politike te Shqipërisë ne Varrezat e Dëshmorëve në qytetin e Lushnjës u zhvillua ceremonia e nderimit të 82 luftëtarëve të Ballit Kombëtar. Ata u pushkatuan në tetor të vitit 1943 nga partizanët e Brigadës së Parë Sulmuese nën drejtimin e Mehmet Shehut dhe Dushan Mugoshës. Ne këtë ceremoni morën pjese familjarë te viktimave Kryetari I SHAKPPSH Z. Nebil Çika , Nënkryetari Artan Murrizi anëtari I kryesisë kombëtare Uran Kostreci dhe drejtues e aktiviste te tjerë te tjerë te shoqatës , ish presidenti I Republikës z. Bujar Nishani , ish deputeti i PD z, Luan Baçi , Kryetari I PLLL Z. Shpëtim Axhami përfaqësuesi e Autoritetit mbi Informimin e Dosjeve te Sigurimit te Shtetit z. Selami Zalli, perfaqesues te partive politike te djathta , etj.  Gjatë ceremonisë përfaqësues e te përndjekurve politike antikomuniste dhe të spektrit të djathtë politik e vlerësuan ngjarjen si je krim lufte e gjenocid , jo i vetmi , i kryer nga komunistët shqiptare gjate luftës se dyte botërore dhe kërkuan që ngjarje të tilla të rivlerësohen nga historia.

https://www.facebook.com/dosjet.komunizmit/videos/2398077860313736/