Krimet e Sigurimit te Shtetit ne Përmet.Ekspozitë dokumentare me materiale arkivore

Përmet, 13 dhjetor 2019 – Shoqata Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë te Shqipërisë dhe Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Bashkinë Përmet zhvilluan takimin e Dialogut për Diktaturën në qytetin e Përmetit.

Ne kete aktivitet u ekspozuan materiale arkivore të zonës, regjistra përpunimi, libra evidence, dosje përpunimi, hetimore-gjyqësore, dosje drejtimi të zonave të ndryshme të Përmetit, etj. Studiuesi i Historisë Av. Xhafer Sadiku , ish I përndjekur politik antikomunist ne referatin e tij shkencor shpjegoi me se miri krimet e Sigurimit te Shtetit ne rrethin e Përmetit gjë qe ngjalli kureshtjen dhe ovacione tek te pranishmit një pjese e mire e tyre gjimnazistë
Bazuar në këto dokumente, nga Selami Zalli i AIDSSH u prezantuan me profesionalizëm tipologji të dosjeve të përndjekjes, dukë ndër vepruar me të pranishmit, që ndanë edhe përvoja e përjetime personale.
Aktiviteti u ndoq me interes nga te pranishmit kryesisht ish te përndjekur politike te diktaturës komuniste dhe mediat

Video / Embed