Zoti të ruajt Uran Kostreci !

 

Te dashur miq !

Sot legjenda e gjallë e qëndresës sonë antikomuniste Uran Kostreci, mbush 82 vjeç.
Për fatin e tij dhe tonin gëzon shëndet te mire menje te kthjellet dhe ka një prodhimtari intelektuale e artistike te admirueshme .
Uran Kostreci është një nga te burgosurit politik me te spikatur për qëndresën e tij antikomuniste brenda dhe jashtë burgut por edhe sot . Jeta e tij ka qene disa here ne fije te perit për shkak te torturave dhe dhunës se ushtruar ndaj tij ne qelitë e burgjeve , ku shënohet edhe një tentative për ta ekzekutuar me armë, por siç thotë edhe vete e ka shpëtuar Zoti .
Uran Kostreci është themelues i Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politike të Shqipërisë dhe aktualisht anëtar i Kryesisë Kombëtare te Sajë . Ka qene kryeredaktori i pare i gazetës Liria . gazete e te përndjekurve politike te Shqipërisë . Është autor i dhjetëra intervistave , dëshmive , fjalimeve kumtesave , bisedave me te rinjtë për diktaturën komuniste ne Shqipëri dhe krimet e saje .
Ka një kuraje te admirueshme, një antikonofrmist i deklaruar dhe mbi te gjitha një qenie humane nga me fisniket qe un kam njohur ( Bej foewer !)
Uran Kostreci Lindi më 1938, në Sarandë. Arrestuar 5 gusht 1961. Më 28 tetor 1961, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi “për tradhti ndaj atdheut”, e mbetur në tentativë, me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet. Më 28 qershor 1973, Gjykata e Matit, e dënoi “se ka fyer përfaqësuesin e pushtetit”, dhe se ka bërë “agjitacion e propagandë”, me 8 vjet burg. Kreu gjithsej 20 vjet burg, u lirua më 13 qershor 1981. Pas burgut bëri 5 vjet internim, 1983-1988 në fshatin Kurtaj të Peqinit.
Ka filluar të shkruajë poezi që në gjimnaz, por nuk mundi të botohej për arsye biografie. Botimet e para i ka filluar pas rënies së regjimit komunist në shtypin e përditshëm. Ka botuar disa vëllime poezi dhe një novelë dhe vazhdon te shkruaj një cikël te mrekullueshëm me sonete . Ndër më të njohurat është poema “Epopeja e karkalecave” e shkruar në burgun e Burrelit por e botuar pas rënies se diktaturës komuniste .

Shenja identifikuese e tij eshte tymi i duahanit ! ” Po me patë e nuk pa tym duahani ,dijeni se nuk jam me “- ka thene . 😀

I dashur vëlla Uran !

Ne emrin tim dhe te përndjekurve politike antikomunistë të Shqipërisë kam nderin e madh dhe kenaesine e jashtezakoshme tiu uroj :,Gëzuar datëlindjen ! Jete të gjatë e të stuhishme si kjo që ke jetuar deri tani ! Zoti te ruajt !

Jemi krenar që je njëri nga ne !