Masakra e”Bombës në Amabasadën Sovjetike”, krim kundër njerezimit: Prokuroria të zhbllokojë hetimin !

 

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë ka dorëzuar që në date 26 Shkurt 2018 një kallëzimin te Prokuroria e Krimeve të Rënda për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit për 22 të pushkatuarit pa gjyq pas bombës më 19 shkurt 1951 në Tiranë. Të paditur edhe pjesëtarët e skuadrës së pushkatimit

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë dorëzoi kallëzimin te Prokuroria e Krimeve të Rënda për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Kallëzimi për 22 të pushkatuarit pa gjyq, të akuzuar për vendosjen e bombës në ambasadës sovjetike, në vitin 1951, 67 vite pas ngjarjes së rëndë të pushkatimit pa ligj të 22 personave pa pasur asnje lidhje me vendosjen e bombës në ambasadën sovjetike në Tiranë, familjarët e tyre dhe shoqata antikomuniste e të përndjekurve politikë kanë depozituar kete kallëzim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Kallëzimi mban emrat e 22 personave të pushkatuar ndërsa te denoncuar për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit janë ish-anëtarët e Byrosë Politike deri te skuadra e pushkatimit.

Deri tani prokuroria nuk ka ndërmarrë asnjë hap ligjor ,nuk ka kthyer asnjë përgjigje me gjithë këmbënguljen tonë zyrtare e publike.
Ne ketë përvjetor i bëjmë thirrje prokurorisë te zbatojë ligjin dhe nis hetimit për padinë qe ne kemi depozituar . Behet fjale për krime te renda , krime kundër njerizimit dhje gjenocid.

Padia

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë

Drejtuar : Prokurorisë pranë Gjykatës për Krime të Renda, Tiranë z. Besim HAJDARMATAJ

Baza ligjore: Neni 283 I K.Pr.Penale dhe 73 e 74 I Kodit Penal

Nga: Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë

I Nderuar z.Prokuror!

Më datë 28 shkurt të vitit 1951, në qytetin e Tiranës regjimi komunist ka kryer një nga krimet më të rënda në historinë politiko-juridike të tij, duke pushkatuar pa ligj, pa kryer hetim, pa përfaqësues të organit të akuzës dhe pa akuzë konkrete, si edhe pothuajse pa gjyq, 23 qytetarë, intelektualë, zyrtarë dhe tregtarë .Me vendimin formal, nr.64, datë 27.2.1951 të gjykatës së lartë ushtarake, Tiranë, pa u hetuar paraprakisht (datë 20.02.1951 janë arrestuar, pra brenda javës), pa kërkesë të organit akuzues për gjykim, si edhe pa pjesëmarrjen e prokurorit dhe mbrojtjes (edhe pse ligjërisht ekzistonte instituti i avokatisë) në të ashtuquajtur gjykim është vendosur dënimi me vdekje, me pushkatim, në grup, të gjithë të të ashtuquajturve të gjykuar. Por ky i ashtuquajtur vendim ishte ekzekutuar, më datë 26 shkurt 1951, pranë urës së Beshirit, në breg të lumit Erzen, dy ditë para marrjes së të ashtuquajturit vendim gjyqësor. Nga dokumentet që ne disponojmë, por që janë indicie të mjashtueshme ligjore për regjistrimin dhe hetimin e kësaj ngjarje kriminale, rezulton se: Disa persona, të vetëshpallur gjykatë (Shuaip Panariti,Vangjel Kocini, Nonda Papuli), më datë 27 shkurt 1951, pa kërkesë dhe pa pjesmarrje të organit të akuzës dhe pa mbrojtje, kanë dënuar me vdekje, me pushkatim, intelektualët shqiptarë:

Tefik Shehu, i dtl. 1912, i biri i Hysenit, lindur në Gjakovë dhe banues në Tiranë,
Hekuran Troka, i dtl. 1918, i biri i Idrizit, lindur në Kuçovë dhe banues në Tiranë,
Haki Kodra i dtl. 1918, i biri i Rexhepit, lindur në Dibër e Madhe dhe banues në Tiranë,
Qemal Kasaruho i dtl. 1902, i biri i Nuriut, lindur në Gjirokastër dhe banues në Tiranë
Lluka Rashkovic, i dtl. 1892, i biri i Kristos, lindur në Mal të Zi dhe banues në Tiranë
Fadil Dizdari, i dtl. 1916, i biri i Shyqyriut, lindur në Kavajë dhe banues në Tiranë,
Pandeli Nova i dtl. 1892, i biri i Kostas, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë,
Jonuz Kaceli i dtl. 1908, i biri i Osmanit, lindur dhe banues në Tiranë,
Thoma Katundi, i dtl. 1886, i biri i Theodhorit, lindur në Korcë dhe banues në Tiranë,
Ali Qorallia, i dtl. 1890, i biri i Masarit, lindur dhe banues në Tiranë.
Gafur Jegeni, i dtl. 1907, i biri i Tefikut, lindur në Dibër të Madhe dhe banues në Tiranë,
Petro Ekonomi, i dtl. 1921, i biri i Stefanit, lindur në Kajro(Egjipt) dhe banues në Tiranë,
Zyhdi Herri, i dtl. 1920, i biri i Xhemalit, lindur dhe banues në Tiranë,
Niko Lezo, i dtl. 1891, i biri i Vangjelit, lindur në Delvinë dhe banues në Tiranë,
Myftar Jegeni, lindur në Dibër të Madhe dhe banues në Tiranë,
Manush Peshkëpia, i biri i Tasimit, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë,
Andon Delhysa, i dtl. 1904, i biri i Stefanit, lindur në Prizren(Kosovë) dhe banues në Tiranë,
Reis Selfo , i dtl. 1896, i biri i Xhevdetit, lindur në Gjirokastër dhe banues në Tiranë,
Gjon Temali, i dtl. 1904, i biri i Markut, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë,
Pjerin Guraziu, i dtl. 1903, i biri i Filipit, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë,
Mehmet Shkupi, i dtl. 1893, i biri i Aliut, lindur në Shkup dhe banues në Tiranë,
Sabihan Kasimati, i dtl. 1916, e bija e Abdurramanit, lindur në Turqi dhe banuese në Tiranë.