[vc_row][vc_column][vc_wp_text]Megi Pojani është anëtare e aktiviste e Shoqatës Antikomuniste e te Përndjekurve Politike te Shqipërisë dhe një nga drejtueset e Rinisë Antikomuniste Shqiptare ( Forumi Rinor i Shoqatës. Ajo është e bija e Meti Pojanit ish i burgosur politike antikomunist, Ajo ka iniciuar një peticion për anulimin e dekoratës. “Kalorës i urdhrit të Flamurit” për Mehdi Bushatin akorduar para disa ditësh nga Presidenti i Republikës Ilir Meta .
Familjarët e sajë Xhaxhai Demir Pojani dhe gjyshi Njazi Bylikbashi te dy pjesëtarë te revoltës antikomuniste e Burgut te Spacit , janë torturuar e dënuar personalisht nga xhelati i Sigurimit të Shtetit, Mehdi Bushati .
Ne mbështesim peticionin e iniciuar nga znj. Pojanidhe bëjmë thirrje te përndjekurve politike antikomuniste dhe qytetarëve të ndershëm ta firmosin .
Nebil Çika
Një nga kriminelët më famëkeq të periudhës së komunizmit në Shqipëri, Mehdi Bushati është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me titullin “Kalorës i Flamurit”.
Mehdi Bushati është autor i shumë krimeve të komunizmit, arrestime, torturime e dënime të shumta politike gjatë diktaturës komuniste dhe një nga drejtuesit e lartë te organizatës kriminale e terroriste “Sigurimi i Shtetit” në rrethin e Lushnjes në vitet 1973-1979. Më tepër sesa për kontributin e tij në sport, Bushati njihet gjerësisht për krimet makabre gjatë regjimit komunist.
Vlerësojmë se ky veprim i Presidentit( jo i vetmi ) është një fyerje publike e zyrtare nga ana e kreut të shtetit Shqiptar ndaj viktimave të krimeve komunizmit dhe çdo qytetari tjetër të ndershëm të këtij vendi .
Akti i Presidentit është në shkelje të ligjit kushtetues, konventave ndërkombëtare parimeve të lirisë dhe demokracisë, vlerave të demokracisë perëndimore e moralit qytetar.
Me anë të këtij peticioni kërkojmë që Presidenti Ilir Meta të tërheqë mbrapsht dekorimin për Mehdi Bushatin në shenjë solidariteti ndaj shtresës së ish-të përndjekurve politikë.
Firmosni peticionin: