Njoftim

Të dashur motra e vellezër të përndjekur politikë antikomunistë të Shqipërisë !
Njoftohen gjithë degët dhe anëtarësia e Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politike te Shqipërisë se Kryesia kombetare e mbledhur sot në Tiranë vendosi:
1 -Zvillimin e Kuvendeve të Degëve , analizën e punës 4 vjeçare dhe zgjedhjet e forumeve të reja drejtuese të tyre nga data 3 korrik deri në datë 15 shtator 2021
2 -Zhvillimim e Kuvendit te VIII Kombëtar në 25 Shtator 2021.
3- Përcaktoi anëtarët e Kryesisë që do të monitorojnë procesin e do të organizojnë në bashkëpunim me drejtuesit vendorë Kuvendet e Degëve sipas Qarqeve.
Qarku Kukës: Xhevat Nerguti, Feruz Pula.
Qarku Shkodër: Dedë Bajraktari, Fatmir Amuli.
Qarku Dibër: Nebil Çika .
Qarku Lezhë : Gjergj Marku, Mark Alia , Filip Gjomarkaj .
Qarku Durrës: Edi Belishova, Qamil Merlika .
Qarku Elbasan : Veliu, Ilirjana Herri Herri .
Qarku Berat : Artan Murrizi
Qarku Fier : Artan Murrizi, Bujar Zyka, Edi Belishova.
Qarku Korçë : Et’hetm Fezollari, Arjadna Veliu .
Qarku Gjirokastër: Feruz Pula, Dragush Logli .
Qarku Vlorë : Nebil Çika, Qani Sadiku .
Në përmbushje të detyrimit për transparencën dhe llogaridhënien për aktivitetin 4 vjeçar, në Kuvendet e Degëve qendër të qarqeve do të marrë pjesë edhe kryetari Nebil Cika
Të dërguarit e kryesisë kombëtare do të vëzhgojnë procesin dhe do të çertifikojnë rezultati e zgjedhjeve në të gjitha degë. Ata do të komunikojnë vetë me drejtuesit lokalë e rajonalë të shoqatës për të vendosur mbi organizimin e kuvendeve në çdo dege .
I kujtojmë drejtuesve lokal të njoftojnë paraprakisht te gjithë te përndjekurit politik rezidente ne zonat e tyre duke mundësuar pjesëmarrjen në proces zgjedhor të gjithë atyre që dëshirojnë te angazhohen ne kauzën tone te përbashkët .
Kushtet për kandidaturat janë të përcaktuar në statut por do të njoftohen edhe nga përfaqësuesit respektiv të Kryesisë Kombëtare .
Ftojmë të gjithë të përndjekurit politikë antikomuniste te marrin pjesë në këtë proces të riorganizimit dhe zgjedhjeve te organizatës sonë .
Zgjedhjet për drejtuesit te degëve janë të lira e të fshehta sipas parimit një i përndjekur politik antikomunistë një votë . Të drejten për tu zgjedhur e ka çdo njeri nga ne që plotëson kushtet e përcaktuar në statut .
PS – në detyrim të statutit ,çdo kandidat për drejtues dege , antar i Kryesisë e Këshillit Kombëtar duhet të paraqes dokumentin e pastërtisë së figurës nga Autoriteti mbi Informimin e Dosjeve të Sigurimit te Shtetit .
Le të votojme e të zgjedhim në drejtim më të mirët midis nesh .
Ju uroj mbarësi e suksese në këte proces me shumë rendësi per kauzën tonë antikomuniste.
Zoti iu bekoftë !
Kryetari
Nebil Çika