Inter-Asso-Kongress nga 5 -7. Shtator 2021, në Kështjellën Ettersburg , Weimar, Gjermani

[vc_row][vc_column][vc_wp_text]

Nga data 5 deri ne 7 shator 2021, në Kështjellën Ettersburg pranë Weimar në Gjermani zhvilloi punimet Kongresi i INTER-ASSO ( Organizata ndërkombëtare e te përndjekurve politike dhe viktimave te komunizmit ku Shqipëria është antare dhe themeluese e saj.

Me delegacionin të përndjekurve politikë antikomunistë të Kroacisë

Ne kongres mori pjese edhe delegacioni i Shqipërisë i përbërë nga Z. Nebil Çika, Haki Hoxha dhe Artan Murri me statusin e delegatëve ne Kongres.
Sipas agjendës fjalën ne emër te Shqipërisë e mbajti kryetari Nebil Çika.
Kongresi mori disa vendime te rëndësishme .

Me presidentin e ri të INTER'ASSO,Christian Hidricht nga Germania
Me presidentin e ri të INTER’ASSO,Christian Hidricht nga Germania

Zgjodhi Presidentin e ri të INTER-ASSO, Christian Dietrich nga Gjermania. Ai është një antikomunist i përndjekur politik në Gjermaninë Lindore. Delegacioni i Shqipërisë votoi për të .
Kongresi me vota unanime miratoi kërkesën e Italisë për anëtare e INTER- ASSO.
Miratoi në rezolutë qe do ti dërgohet BE dhe qeverive të vendeve anëtare ku gjendja ne Shqipëri mori vëmendjen e duhur.

Me rëndësi të veçantë ishte vizita dhe homazhet që bëmë në ish kampin e shfarosjes në Bukwald (Gjermani), vendosëm lule dhe u lutem për shpirtrat e viktimave të komunizmit .
Në këtë kamp komunistët sovjetikë vranë më shume se 7000 gjermanë antikomunistë (1945 -1950) ndërkohë që deportuan në Siberi mijëra të tjerë nga ky kamp që nuk u kthyen kurrë. 15 % e viktimave ishin nën moshën 17 vjeç.

Pas vitit 1990 shteti gjerman zbuloi eshtrat e shumicës së të zhdukurve në këtë kamp dhe vendosen nga një shtyllë për çdo varr atje ku ata i kishin vrarë.
Sot ky vend vizitohet nga mijëra persona nga gjithë Gjermania dhe bota që vijnë këtu ndezin qiri e vendosin lule te varret familjarëve të të tyre.

Fjala e plotë e kryetarit Nebil Çika në Kongres

I nderuar z, President,
Të nderuar anëtare te Bordit Drejtues ,
Të nderuar kolegë dhe miq !

Në këto dy vjet Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë që ne përfaqësojmë ka zhvilluar aktivitetin e sajë në kushte te vështira politike ekonomike e sociale të kushtëzuar nga klima politike në Shqipëri .
Gjatë kësaj periudhe Shqipëria ka përjetuar një krizë të rende politike qe ka sjellë një rikthim te forte te persekutove tanë komuniste në krye

të të gjitha institucioneve shtetërorë . Kjo ka bërë që kushtet tona te punës te vështirësohen por edhe aktiviteti ynë politik e shoqeror të shtohet ne një përballje te ngjashmë me kohen e diktaturës komuniste.
Presioni i qeverisë ndaj nesh ka qene shumë i madh. Aktualisht jemi paditur në gjykatë nga Ministria e Drejtësisë e cila, ne kundërshtim me ligjin kërkon te na dëboje nga sëllia jone qendrore ne Tiranë.

Qeveria ka bllokuar te gjithë fondet qe ligji parashikon për shoqaten tone gjë qe ka dëmtuar rende aktivitetin dhe funksionimin tone. Aktiviteti financohet nga financat tona personale dhe mbështetjen e partnerit tone Fondacionit “Konrad Audeanuer “ .
Situata politike ka qene shume e renduar. Prej dy vitesh Shqipëria drejtohet ne te gjitha nivelet e pushtetit nga ish komunistet. Opozita është larguar nga parlamenti dhe nuk ka mare pjese ne zgjidhet e pushtetit vendor, zhvillimi qe kane instaluar shtetin një partiak si ne kohën e diktaturës komuniste.

Një reforme që po zbatohet në sistemin e drejtësisë, fatkeqësisht edhe me mbështetjen e BE dhe SHBA, ka kthyer ne krye të drejtësisë autorë te të drejtpërdrejtë krimeve të komunizmit. Prokuroria e drejtuar nga komunistët ka bllokuar disa kallëzime penale për krimet e komunizmit, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid qe ne kemi bere gjate kësaj periudhe.
Qindra te përndjekur politikë antikomunistë janë arrestuar e dënuar për pjesëmarrje ne protesta kundër rikthimit të diktaturës neo-komuniste në Shqipëri.

Në vitin 2019 në ne koordinim me Presidentin Dr, Fuks dhe me mbështetjen e fondacionit gjerman Konrad Audenuer në Shqipëria organizuam zhvillimin e Kongresit te INTERASSO ne Shkodër , (Shqipëri ) por qe dështoi për shkak të izolimit të vendit dhe botës nga masat sanitare anti-Covid 19.

Gjatë kësaj periudhe ne jemi angazhuar fort ne aksionin tone politik duke u përqendruar tek gjetjen e eshtrave te te zhdukurve nga diktatura komuniste ( rreth 12, mije persona) te pushkatuar , vrarë ne kufi apo vdekur në burgje e kampe internimi. Dënimin e krimeve te komunizmit dhe autoreve te tyre. Heqjen e simboleve komuniste nga vendet publike, librat shkollore si dhe ndalimin me ligj te glorifikimit të diktaturës dhe autoreve te krimeve të komunizmit. Kemi luftuar fort për të drejtat e të përndjekurve politikë antikomunistë si dëmshpërblimi i të vrarëve, të burgosurve, internuarve dhe familjeve te tyre që janë mohuar e shkelur nga shteti dhe qeveria.

Aktualisht Shqipëria është pothuaj ne diktaturë komuniste dhe puna jone merr një rol te veçantë gjë qe ka mobilizuar e ka mbledhur rreth nesh te përndjekurit politike por edhe qytetarë te tjerë antikomuniste pasi rreziku është real dhe i prekshëm.
Me gjithë kushtet e vështira puna dhe aktiviteti ynë eshtre rritur dhe nuk e teprojmë te themi se Shoqata jone është sot opozita e vetme reale dhe zëri me i fortë ndaj qeverisë neokomuniste të Shqipërisë .

Të nderuar pjesëtarë të Kongresit !
Kemi për të thënë shume për aktivitetin tone dhe gjendjen e renduar ne kushtet e diktaturës të vendosur nga komunistet në vendin tonë, por besoj se këto qe thashë janë te mjaftueshme qe ju ta kuptoni çfarë po ndodh tek ne dhe në në Shqipëri . Kërkoj nga ana juaj, sidomos kolegëve e miqve këtu nga vendet anëtare te BE të informojnë qeveritë dhe përfaqësuesit tuaj ne BE në to për gjendjen ne vendit tone .

I kërkoni atyre te mos përkrahin qeverinë neo-komuniste të Tiranës, Shpresojmë qe ne rezolutën qe do te dale nga ky kongres te zërë vendin e duhur edhe gjendja në Shqipëri dhe problemet qe ne paraqiten ne këtë raport .
Ju uroj suksese e gjithë te mirat !
Nebil Çika

Kryetar i Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politike të Shqipërisë[/vc_wp_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_gallery type=”flexslider_slide” interval=”3″ images=”2103,2113,2112,2110,2109,2105,2104,2116,2117,2118,2120,2121,2122,2123,2124,2125,2126,2127,2128,2129,2130,2131,2132″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]