PROTESTE

[vc_row][vc_column][vc_wp_text]Protestë
Dy ditë më parë në vazhdën e dhunimit të përsëritur është hequr pllaka memoriale nga shtëpia e martires antikomuniste Musine Kokalari në Gjirokastër . Akti kriminal është kryer në fshehtësi natën si të gjitha punët e ndyra që komunistët kanë bërë e bëjnë në këtë vend. Shtëpia e Musine Kokalarit në Gjirokastër është dhunuar disa herë dhe po shkon drejt shkatërrimit të plotë e të qëllimshëm.
Me gjithë denoncimet e vazhdueshme të familjarve dhe tonat, institucionet shtetërore kombëtare e lokale nuk kanë marrë asnjë masë dhe me heshtjen e tyre kanë miratuar e kanë nxitur aktet kriminale të motivuara ideologjikisht e të perseritura kundër kujtimit të një figure të ndritur të qëndresës sonë ndaj diktaturës komuniste .
Shtëpia e Musine Kokalarit në Gjirokastër është monument kulture i kategorisë së parë dhe me ligj mbrohet nga shteti. Por deri tani shteti dhe qeveria në vend që të kryej detyrimin kushtetues hesht duke përkrahur hapur autorët e krimit.
Të indinjuar nga ky akt kriminal i bëjmë thirrje shtetit shqiptar të marrë përgjegjësitë ligjore dhe të reagojë ndaj dhunimit të kujtimit të martirëve që sakrifikuan jetë për lirinë e demokracinë . Kërkojmë që Ministrja e Kulturës të merret me punën që i ngarkon ligji e Kushtetuta dhe të mos përpiqet të mohojë e të mbrojë krimet e komunizmit. Të hedhë një sy edhe nga shtëpia e Musine Kokalarit kur shkon e kujdeset për shtëpinë e diktatorit Enver Hoxha ngjitur me të .
I bëjmë thirrje autoriteteve lokale në Gjirokastër të reagojnë e të marrin në mbrojtje shtëpinë e Musine Kokalarit si monument kulture, pavarësisht bindjeve politike e qëndrimeve të kundërta politike të pronarëve të sajë.
Kërkojmë që opinioni publik veçanërisht mediat, të reagojë ndaj akteve të tilla kriminale të motivuara politikisht dhe ideologjikisht apo për interesa të tjera kriminale pasi Musine Kokalari dhe kalibri i sajë politik e historik janë një pasuri kombëtare.
Garantojmë dhunuesit komunistë, politikë e ordinerë, që sado që të përpiqen nuk do ta shuajnë dot kujtimin e ndritur të Musine Kokalarit dhe të gjithë martirëve antikomunistë të Shqipërisë.
Ata janë drita, ju jeni errësira, kështu ka qenë e do të jetë përgjithmonë.
Kryetari
Nebil Çika[/vc_wp_text][/vc_column][/vc_row]